Komanda Qendrore e SHBA-së njofton për tre ushtarë amerikanë të vrarë në Iran

Uashington, 1 mars 2026 – Tre pjesëtarë të forcave të armatosura amerikane janë vrarë në luftime dhe pesë të tjerë janë plagosur rëndë në operacionin Tërbimi Epik (Epic Fury) në Iran, njoftoi Komanda Qendrore e SHBA-së në rajon.

Viktimat u konfirmuan të dielën, më 1 mars, në orën 9:30 të mëngjesit, sipas kohës lindore të SHBA-së. Identiteti i ushtarëve të vrarë nuk do të publikohen deri 24 orë pasi të jenë njoftuar familjarët e tyre të afërt.

Komanda Qendrore e SHBA-së  noftoi gjithashtu se disa pjesëtarë të tjerë të forcave amerikane kanë pësuar plagë më të lehta nga copëzat mjeteve shpërthyese. Detaje të tjera tash për tash nuk ka.

“Situata është dinamike”, thuhet në deklaratën e Komandës Qendrore të SHBA-së.

Komanda Qendrore e SHBA-së  njofton se operacione të mëdha luftarake janë në vazhdim e sipër.

Ambasada e SHBA-së në Bagdad ka lëshuar një paralajmërim sigurie për qytetarët amerikanë. Aho i ka këshilluar ata që “të tregojnë kujdes të shtuar, të mbajnë profil të ulët, t’i kufizojnë lëvizjet e tyre dhe të qëndrojnë të strehuar në vend, sipas nevojës”.

“Raportimet për raketa, dronë ose predha në hapësirën ajrore të Irakut vazhdojnë”, thuhet në paralajmërim.

(r.m.)

Comment

*