Kombëtarja e Shqiptarëve beson te loja dhe rezultati i mirë kundër polakëve

Myrto Uzuni dhe Albi Doka thanë në Varshavë së Shqipëria ka një grup të mirë futbollistësh dhe se do të japin maksimumin ndaj Polonisë vendase kur të ndeshen për eliminatoret e Kampionatit Botër “Katar 2022” në 2 shtator

Knid Ndrenika

tit-Shqipëria beson te rezultati i mirë kundër Polonisë për Botërorin “Katar 2022”

Kombëtarja e Shqiptarëve beson se mund t’ia dalë Polonisë kur të përballen në 2 shtator për eliminatoret e Kampionatit Botër “Katar 2022” në 2 shtator.

Pasi e tërë skuadra u plotësua të hënën që iku, dje, nnjë konferencë për mediat u paraqitën sipas planifikimit futbollistët Myrto Uzuni dhe Albi Doka.

Federata Shqiptare e Futbollit e publikoi konferencën për media të të dy lojtarëve:

https://www.youtube.com/watch?v=HfC1EESZFDc

Uzuni tha se në ndeshjen e së enjtes Kombëtarja do të japë maksimumin ndaj Polonisë, pasi siç theksoi “asnjë kundërshtar nuk është i pakalueshëm”.

Uzuni dhe Doka theksuan gjithashtu se të gjithë e dinë rëndësinë e ndeshjeve që janë radhazi pas polakëve, edhe me Hungarinë dhe San Marinon.

“Jemi të fokusuar 100% te Polonia, nuk kemi menduar për dy ndeshjet e tjera. Do të japim maksimumin, pasi futbolli na ka treguar se asnjë kundërshtar nuk është i pamundur”-tha Uzuni.

Ai shtoi se Polonia ka lojtarë të nivelit botëror dhe ekip shumë të fortë që “normalisht meritojnë respekt, por asgjë nuk është e pamundur. Mendoj se mund të luajmë me çdo kundërshtar si të barabartë”.

Sulmi është një repart në formë të mirë te Shqipëria dhe sipas Uzunit, pjesë e këtij reparti, kur sulmuesit shënojnë, ekipi ka më shumë besim.

“Por nuk varet vetëm nga sulmuesit, varet nga të gjitha repartet e ekipit. Duhet të japim maksimumin, duhet të jemi të gjithë së bashku dhe për një qëllim të gjithë, jo kush shënon e kush jo”-tha ai.

Për rezultati pozitiv ndaj Polonisë, Uzuni tha se lidhet me mendësinë e tij pasi “në çdo ndeshje, hyj për të fituar dhe nuk i trembem askujt”.

“Uroj të marrim fitore dhe kjo na ndihmon për të ecur përpara”-tha Uzuni duke shtuar se nuk ka asnjë problem në vendosjen në fushë nga trajneri Edoardo Reja.

“Për mua është një ndjenjë e veçantë të përfaqësosh Kombëtaren, kjo është e rëndësishme për mua. Unë ndihem mirë nëse luaj si në krah, si pas sulmuesit, ose sulmues. Këtë e vendos trajneri”-tha Uzuni, sulmues i kampiones së Hungarisë, Ferencvarosh.

Doka gjithashtu theksoi shpreson te riardhja e suksesit të kualifikimit të Euro 20-16 në Francë duke pasur parasysh grupin e mirë të lojtarëve që ka Shqiëpria.

“Kemi tre ndeshje, por duhet të fokusohemi te ndeshja me Poloninë, sepse nëse ia dalim në këtë ndeshje, dy të tjerat i kemi në shtëpi dhe do kemi edhe mbështetjen e tifozëve. Besoj se do të marrim një rezultat të mirë. Polonia është ekipi më i fortë që kemi, por ne nuk duhet t’i trembemi me këtë grup lojtarësh që kemi. Jam me fat që stërvitem me këta lojtarë”-tha Doka.