Komiteti për Politikë dhe Demokraci i KE-së i rrëzon amendamentet e dëmshme për Kosovën

Strasburg, 16 prill 2024 – Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci i Këshillit të Evropës i ka rrëzuar të gjitha amendamentet e raportit të raportueses Dora Bakoyannis, të cilat do ta komplikonin dhe vononin procesin e anëtarësimit të Kosovës në këtë rganizatë.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Disaporës e Kosovës ka bërë të ditur se në shumicën e amendamenteve të propozuara shtroheshin kushte të ndryshme për pranin e Kosovës në Këshillin e Evropës si anëtare me të drejta të plota. KOHA raportoi se shumica e amendamenteve kishin të bënin me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në njërin prej amendamenteve të paraqitura nga disa deputetë serbë kërkohej që formimi i Asociacionit të jetë parakushte për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ndërsa në një amendament të propozuar nga deputetë italianë, kërkohej që Asambleja Parlamentare të kërkojë që çështja e Asociacionit të merret parasysh me rastin e votimit nga Komiteti i Ministrave.

(r.m.)

Comment

*