Komiteti Ushtarak i NATO-s do të diskutojë edhe për Kosovën

Bruksel, 3 janar 2023 – Komiteti Ushtarak i NATO-s do të mblidhet më 18-19 janar në Bruksel. Në këtë mbledhje, e cila do të udhëhiqet nga Presidenti i Komitetit Ushtarak, Rob Bauer, do të marrin pjesë ministrat e mbrojtjes të 32 vendeve, përfshirë ministrat e Finlandës dhe Suedisë, të cilat kanë aplikuar për  pranim në NATO.

Ditën e dytë të mbledhjes, më 19 janar, ministrat e mbrojtjes do të takohen me partnerët e tyre operacionalë në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR – Armenisë, Austrisë, Finlandës, Irlandës, Moldavisë, Suedisë, Zvicrës dhe Ukrainës.

Ndër të tjera, komiteti do të diskutojë edhe për situatën e sigurisë në veri të Kosovës dhe për misionin e KFOR-it.

“Diskutimet do të përqendrohen në situatën në terren, në situatën e sigurisë dhe në misionin e KFOR-it”, thuhet nënjoftimin e publikuar në faqen e NATO-s.

(r.m.)