Komuniteti i bektashinjve në Turqisë e kundërshton idenë e krijimit të “Shtetit Bektashi” në Shqipëri

Stamboll, 24 shtator 2024 – Përfaqësues të bektashinjve të Turqisë kanë kundërshtuar idenë e krijimit të një “Shteti Sovran Bektashi”.

Kryetari i Federatës Alevi Bektashiane të Turqisë, Zeynel Abidin Koç, ka thënë për median turke se bektashinjtë janë vetëm 5% e popullsisë shqiptare dhe se filozofia e alevi-bektash, të 72 kombet i konsideron si një, dhe i këshillon të gjithë të jenë sovran në veprimet e tyre.

Alevi Bektashiane është shprehur se kurrë nuk do e miratojnë krijimin e një shteti fetar.

“Si alevi që jetojmë në Turqi, ne vazhdojmë qëndrimin tonë në favor të laicizmit. Bektashizmi është një sistem besimi me origjinë nga Perandoria Otomane. Megjithatë, në Shqipëri jetojnë afërsisht 115 mijë bektashianë. Kjo mbulon 5 për qind të popullsisë së Shqipërisë. Ne nuk e aprovojmë kurrë një shtet të bazuar në besim”, tha kryetari i Federatës Alevi Bektashiane të Turqisë, Zeynel Abidin Koç.

Të njëjtin mendim e ndan edhe Ali Balkız, ish-kryetar i Federatës Alevi Bektashiane dhe shkrimtar-autor.

“Besimi alevi bektashiane ka jetuar në këto troje prej shekujsh. Më vonë, ajo u përhap në Ballkan me Perandorinë Osmane dhe arriti deri në Hungari. Shqipëria është një nga këto vende. Filozofia alevi bektashiane mban së bashku 72 kombe. Shteti fetar nuk është gjë e drejtë. Çdo shtet ka autoritet, por ka liri në besimin alevi bektashi”, tha Ali Balkız.

Huseyin Guzelgul, kryetar i Federatës Alevi Bektashiane, deklaroi se hapat e ndryshëm të ndërmarrë nga shtetet në aspektin e pranimit të besimit alevi bektashi në botë i konsideron përgjithësisht pozitive dhe ndan mendimin se besimi bektashi dhe shteti fetar nuk mund të bashkëjetojnë.

“Ne nuk e shohim si të drejtë një shtet të bazuar në fe. Një gjë e tillë nuk mund të ndodhë aty ku ka tolerancë, paqe dhe dashuri”, tha Güzelgül

(euronews.al)

Comment

*