Kongresisti Torres: DASH po e gjykon Kosovën, po i bën lëshime Serbisë

Uashington, 14 qershor 2023 – Kongresisti amerikan Ritchie Torres e kritikon Departamentin amerikan të Shtetit për qëndrimin që po mban ndaj Kosovës.

Ligjvenësi demokrat nga Nju Jorku, i cili është bashkëkryetar i grupit për çështjet shqiptare në Kongres, në një video-mesazh të realizuar në Zërin e Amerikës, thotë se Departamenti amerikan i Shtetit po gjykon në mënyrë të gabuar Kosovën dhe po i bën lëshime Serbisë.

“Beteja për pushtet mes demokracisë dhe autokracisë është një nga sfidat kryesore e shekullit 21. Atëherëë, përse Departamenti amerikan i Shtetit po gjykon në mënyrë të gabuar Kosovën demokratike duke i bërë lëshime Serbisë, një vendi gjithnjë e më autokratik?”, pyet kongresisti Torres.

Ai thekson se “Kosova është një aleat i palëkundur i Shteteve të Bashkuara, kurse Serbia ka qenë prej kohësh një satelit në orbitën e Rusisë si edhe të Kinës”.

“Ka ardhur koha që Departamenti amerikan i Shtetit të vendosë mbështetjen e tij aty ku qëndrojnë vlerat tona, pas demokracive të vërteta, si Kosova, e cila e ka fituar të drejtën për t’u njohur botërisht dhe për t’u integruar si një shtet i pavarur. Shtetet e Bashkuara nuk duhet të mashtrohen më nga regjimi serb që luan me të dyja palët”, thekson kongresisti Torres.

Teksti i plotë i videomesazhit:

Përshëndetje,

Unë jam ligjvënësi Ritchie Torres

Beteja për pushtet mes demokracisë dhe autokracisë është një nga sfidat kryesore e shekullit 21.

Atëherëë, përse Departamenti amerikan i Shtetit po gjykon në mënyrë të gabuar Kosovën demokratike duke i bërë lëshime Serbisë, një vendi gjithnjë e më autokratik?

Në harkun e 16 viteve, Kosova është kthyer në vendin më demokratik në Ballkanin Perëndimor. Kur Shtetet e Bashkuara kishin nevojëë për vende për të pranuar refugjatë afganë pas tërheqjes nga Afganstani, Kosova ishte një nga vendet para që pranoi.

Kosova është një aleat i palëkundur i Shteteve të Bashkuara, kurse Serbia ka qenë prej kohësh një satelit në orbitën e Rusisë si edhe të Kinës.

Serbia ka refuzuar të vendosë sanksione Rusisë për agresionin në Ukrainë dhe për krimet e luftës të Vladimir Putinit ndaj civilëve ukrainas. Serbia ka importuar armë nga Rusia në kundërshtim me ligjin amerikan. Madje, ka edhe një sondazh që tregon se Vladimir Putini është lideri i huaj më i popullor në Serbi, pavarësisht nga krimet e luftës.

Duke pasur parasysh këto fakte, njeriu pyet veten përse Departamenti amerikan i Shtetit këmbëngul t’i bëjë lëshime një shteti satelit të Rusisë në kurriz të një aleati të qëndrueshëm demokratik si Kosova.

Ka ardhur koha që Departamenti amerikan i Shtetit të vendosë mbështetjen e tij aty ku qëndrojnë vlerat tona, pas demokracive të vërteta si Kosova, e cila e ka fituar të drejtën për t’u njohur botërisht dhe për t’u integruar si një shtet i pavarur. Shtetet e Bashkuara nuk duhet të mashtrohen më nga regjimi serb që luan me të dyja palët.

Një diplomat e tha shkurt: Nuk mund të ulesh në dy karriga në të njëjtën kohë, veçanërisht kur ato dy “karriga” janë Shtetet e Bashkuara dhe Rusia. Demokracia dhe autokracia janë shumë larg njëra-tjetrës. Amerika duhet të qëndrojë pa mëdyshje me veendet ku ka kspportuar demkracinë.

(r.m.)