Konjufca: Grupi punues po punon në hartimin e strategjisë së për mbrojtjen e ish-krerët e UÇK-së në Dhomën e Apelit

Prishtinë, 5 nëntor 2026 – Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, i cili është kryesues i grupit punues për hartimin e strategjisë për mbrojtjen e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Dhomën e Apelitt ë Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë, ka deklaruar se ky grup ka filluar tashmë punën dhe se mbledhja e radhës e grupit do të mbahet të shtunën.

Konjufca ka thënë se në këtë mbledhje do të shqyrtohen të gjitha dokumentet e siguruara nga institucionet kompoetente e profesionale dhe nga burime të tjera kredibile.

“Mbledhjen e ardhshme e kemi pasnesër. Kjo do të jetë një mbledhje më e gjatë, disa orëshe, që do të na marrë tërë ditën. Do të punojmë që të gjitha dokumentet që i kemi prej të gjitha këtyre instancave t’i sintetizojmë në mbledhjen e ardhshme”, ka thënë Konjufca.

Ai ka thënë se, pas këtij procesi, grupi punues do të vazhdojë punën në hartimin e strategjisë, në të cilën do të përcaktohen obligimet e të gjitha institucioneve të Kosovës dhe detyrat e tyre në zbatimin e strategjisë.

Kurti ka thënë se në mbledhjen e kaluar janë përcaktuar rregullat e punës së grupit dhe është themeluar një grup punues që do t’i përmbledhë në një dokument të vetëm idetë dhe propozimet e anëtarëve të grupit.

Konjufca ka bërë të ditur se puna e grupit do të jetë konfidenciale, për shkak të ndjeshmërisë së çështjeve që i trajtohen grupi.

“Qëllim i grupit është të fitojë në procesin e apelit. Çështjet që diskutohen aty janë të ndjeshme, edhe në kuptimin vendor, edhenë atë ndërkombëtar”, është shprehur ai.

Konjufca ka thënë se informacionet për diskutimet dhe për produktin përfundimtar do të bëhen publike “vetëm deri në një masë të caktuar”.

Konjufca i ka bërë këto komente gjatë konferencës së përbashkët për media me ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës, Ignazio Cassis, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Edhe Cassis është pyetur për aktgjykimin dfënues të shkallës së parë të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Ai ka thënë se Zvicra e mbështet këtë gjykatë, por nuk ka komentuar për aktgjykimin,

(r.m.)

Comment

*