Prishtinë, 24 qershor 2024 – Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se nga takimi në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk pret diçka të rëndësishëm dhe esenciale.
Ai ka thënë se nuk pret që Serbia ta zbatojë Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës e Serbisë, e të cilën janë patuar të dy palët në Bruksel.
“Nuk pres nga Serbia që ajo do të zbatojë marrëveshjen bazike”, ka thënë ai.
Konufca ka thënë gjithashtu se Kosova nuk e ka në rend të ditës ështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, së paku tash për tash.
“Kurrfarë asociacioni nuk është në rend të ditës për Republikën e Kosovës, njëherë për njëherë”, ka theksuar Konujfca.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen në Bruksel, të mërkurën, me praninë e përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jasdhtme e siguri, Joseph Borrell, dhe të përfaqësuesit special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak.
Bashkimi Evropian ka bëtë të ditur se Kurti e Vuçiq do të kenë paraprakisht takime të veçanta me Borrellin e Lajçakun.
BE-ja nuk ka njoftuar as cilat do të jenë temat e diskutimit në takimin e liderëve të dy vendeve.
Sipas Qeverisë së Kosovës, në fokus të takimit do të jetë zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të saj, si edhe rruga përpara drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës e Serbisë.
(r.m.)