Konsullata e Përgjithshme e Kosovës dha një pritje madhështore në Manhattan për 16-Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Nga Keze Kozeta Zylo

Muaji shkurt është muaji i Kosovës martire, ndonëse na ndan një oqean i tërë prej saj shpirti dhe zemra janë atje, në Prishtine dhe në Tiranë.  Qindra shqiptarë të Amerikës që janë integruar brenda këtij kontinenti me plot kulturë dhe dinjitet u mblodhen në mjediset e “Empire Steak House” në Manhattan, organizuar nga Ambasador Blerim Reka Konsull i Përgjithshëm i  Kosovës.  Është tejet emocionuese dhe po aq krenari tek shikon shqiptarët të mblidhen së bashku dhe të respektojnë e të përulen para kësaj dite të shenjtë të Pavarësisë së Kosovës.

Në hyrje prisnin me plot përzemërsi Ambasador Blerim Reka së bashku me bashkëshorten e tij fisnike pedagogia Ymrane Reka.  Iu uronin mirëseardhjen gjithashtu të pranishmëve Konsull Fatmir Zajmi, Teuta Hyseni, Vlera Thaqi etj.      

Ceremoninë e hapi artisti i shquar Ergin Oda duke interpretuar dy Himnet të Kosovës dhe të Amerikës.

Ambasador Dr. Blerim Reka Konsull i Përgjithshëm i Kosovës në Manhattan me një fjalë elekuente të shkurtër dhe thënë gjithcka tha se nën moton “Kosovë, ne do të dalim Zot” përshëndeti të pranishmit dhe iu uroi të gjithëve gëzuar 16-të Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës!  Ambasador Reka tha se ju jemi mirënjohes përjetë shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe bijve dhe bijave të Kosovës që dhanë jetën për Liri.  Serbia vazhdon akoma të sulmojë Kosovën, ta destabilizojë atë si në Veriun e Kosovës ku ra heroikisht Afrim Bunjaku.  Kosova i del Zot trojeve të saj, Kosova është e shqiptarëve.

Pas përshëndetjes së Ambasadorit Reka fjalën e mori Ambasador Robert A. Wood, zëvëndës përfaqësues i Misionit të Amerikës në Kombet e Bashkuara.  Ambasador Wood përshëndeti shtetin e Kosovës, punën kolosale për të forcuar shtetin e saj, perspektivën euroatlantike.  Ai shprehu mirenjohjen e pakufishme të partneritetit me Amerikën, sfidat që kanë kaluar së bashku dhe punët e mëdha që i presin në të ardhmen.

Ishte e pranishme në këtë festë ceremoniale Konsulle e Shqipërisë znj. Valentina Loka.  Emocionuese ishte të takoja ish Konsullen e Përgjithshme të Kosovës në Manhattan Ambasadore Teuta Sahatqija e cila ka bërë një punë të shkëlqyer në këtë detyrë diplomatike për Kosovën.

Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues shoqatash, organizatash si Federata Pan Shqiptare Vatra e kryesuar nga Dr. Pashko Camaj sekretar i Vatrës, z. Mark Gjonaj “Nderi I Kombit”, Harri Bajraktari “Nderi I Kombit”, Agim Rexha “Nderi I Kombit”, Biznesmeni I suksesshëm Bruno Selimaj, Botuesi I Gazetës “Illyria” gazetari i mirënjohur Vehbi Bajrami me bashkëshorten e tij, veprimtare e mirënjohur Gena Bajrami, Dr. Shpresa Xhakli një bamirëse e dalluar, Dr. Skender Murtezani kryetar i deges se Vatres ne Queens, Veprimtari i dalluar z. Ismet Kurti, gazetari i njohur Halil Mula, znj. Lumi Hadri veprimtare e shquar, Luftetare të UCK-së gjeneral Gani Shehu, shkrimtari i njohur Uk Lushi, Blerim Gjocaj etj…, Vanesa Limani shefe e kabinetit të Senatores Jessica Scarcella-Spanton, z. Mark Qehaja President i Shoqatës Shqiptare Amerikane “Skënderbej” Inc., Bashkim Shehu anëtar i bordit të drejtorëve, Xhemo Lanica kryetar i shoqatës “Ulqini”, Venera Gjeneshaj kryetare e shoqates “Kraja”, Albanian American Law Enforcment Association me kryetar z. Elton Shametaj themelues dhe kryetar i saj, e shumë të tjerë që është e pamundur t’i përmendësh kokë më kokë.

Midis tyre kishte artiste të njohur nga Hollivudi si Blerim Gjoci, artisti dhe klarinetisti i shquar Igli Tuga etj.

Pjesëmarrësit u argëtuan nga dy artsitët Ergin Oda dhe Mariza Ikonomi të cilët sollën një atmosferë të bukur paqeje dhe plot ngjyra patriotike.

Ishte një natë festive, ceremoniale për 16-tëVjetorin e Pavarësisë së Kosovës e cila e fitoi Lirinë me gjakun lumë ndër shekuj nga bijtë dhe bijat e saj!

Të paçim Kosovë të lirë përjetësisht!

Autorja e shkrimit është shkrimtare, publiciste, mësuese dhe bashkëthemeluese e Shkollave Shqipe në New York “Alba Life” Ambasador i Kombit si dhe ka marre titullin e lartë: Kalorës i Urdhrit të Flamurit nga Presidenti I Republikës së Shqipërisë.

TV “Alba Life” me producent Qemal Zylo, kameraman gazetarin Valon Gërbeshi, filmoi aktivitetin dhe së shpejti do të transmetohet në kanalet televizive.

15 shkurt, 2024

Manhattan, New York