Kosnett: Kosova po u jep mundësi afganëve për të ndërtuar jetë të re

Prishtinë, 30 gusht 2021 – Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se Kosova u jep mundësi afganëve që e braktisën atdheun e tyre të krijojnë jetë të reja.

“I nderuar që i shoqërova liderët kosovarë dhe ambasadorët e shteteve QUINT-it për ta mirëpritur grupin e parë të afganëve që janë evakuuar në Prishtinë”, ka shkruar ai në Facebook.

“Afganët shtëpinë e përhershme do ta kenë diku tjetër, por përkohësisht do të qëndrojnë në Prishtinë. Kosova nuk është duke shpëtuar jetë, ajo është duke u dhënë atyre mundësi për të ndërtuar jetë të reja”, ka shkruar ai.

Ambasadori Kosnett priti në Aeroportin e Prishtinës grupin  e pare tëafganëve që arritën të dielën në mbrëmje, bashkë me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe Kryeministrin Albin Kurti, dhe me ambasadorwt e vendeve tjera tw QUINT-it (Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Italisë).  

(r.m.)