Kosova arrin në prag të kampionatit botëror të futbollit

Prishtinë, 26 mars 2026 – Ekipi kombëtar i futbollit të Kosovës bëri një hap të madh drejtë kualifikimit për fazën finale të kampionatit botëror që do të mbahet sivjet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Sonte, më 26 mars 2026, në Bratisllavë, Kosova e mundi Sllovakinë 4 me 3. Golat për Kosovën i shënuan Hoxha, Asllani, Muslija dhe Hajrizi, ndërsa për Sllovakinë shënuan Valjent, Haraslin dhe Strellec.

Ekipi sllovak doli epërsi që në minutën 6, 1:0, por ekipi kosovar barazoi në minuën 21. Pak para përfundimit të pjesës së parë, në minutën 45, sllovakët avancuan përsëri, 2:1. Por, kosova barazoi vetëm dy minuta pas fillimit të pjesës së dytë, 2:2. Fotbollistët e Kosovës morën krahë pas barazimit dhe shënuan edhe dy gola të tjerë, në minutat 60 dhe 72. Sllovakët arritën të shënojnë edhe një herë në minutën 90+4 për rezultatin përfundimtar, 3:4.

Ndeshja u zhvillua me shumë gabime nga të dyja palët, sidomos nga mbrojtjet, mbase për shkak të presionit të madh psikologjik, duke qenë se humbja I shuante shpresat e të dyja palëve për kualifikim në fazën finale të botërorit.

Duhet pranuar se ndeshja e sotme e Kosovës ishte ndoshta ndeshja më e dobët që e ka zhvilluar në fazën e kualifikimit për botërorin. Ndoshta edhe ishte me më shumë fat se Sllovakia, e cila e zhvilloi gjithashtu një ndeshje shumë të dobët. Por, në fund të fundit, i rëndësishëm është rezultati.

 Kosova tani e ka përpara ndeshjen vendimtare për pjesëmarrje në kampionatin botëror. Të martën, më 31 mars ajo do të luajë kundër Turqisë. Fituesi I kësaj ndeshjeje do të udhëtojë në SHBA në verë, ndërsa humbësit i mbetet të provojë sërish pas katër vjetësh.

Sot Turqia e mundi Rumaninë 1:0, në një ndeshje të dobët. Me një lojë çfarë ka zhvilluar Kosova në ndeshjet e kaluara kualifikuese mund ta mposhtë Turqinë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe të nxjerrë biletën për Mondial 2026.

(r.m.)