Kosova i kërkon BE-së t’i bëjë presion Serbisë që të zbatojë Deklaratën për të Zhdukurit

Bruksel, 4 gusht 2026 – Kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Agron Bajrami, ka njoftuar se nga emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka kërkuar që të sigurojë që Serbia t’i zbatojë zotimet e saj në Deklaratën për Personat e Zhdukur.

“Si kryenegociator i Republikës së Kosovës, ia kam përcjellë zyrtarisht emisarit të posaçëm për dialog, Peter Sorensen, shqetësimet tona të thella mbi zhvillimet e fundit në lidhje me personat e zhdukur nga lufta 1998-1999. I kam kërkuar BE-së që të sigurojë që Serbia të zbatojë plotësisht angazhimet e saj sipas Deklaratës për Personat e Zhdukur, përfshirë qasjen e pakufizuar në arkiva dhe mbrojtjen e atyre që paraqiten me informacion. Familjet kanë pritur shumë gjatë për të vërtetën”, ka shkruar Bajrami në X.

Më 2023, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ishin dakorduar në dialog për të zbardhur fatin e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës. Aty parashihej që të jepej qasja e plotë në informacione të besueshme dhe të sakta që ndihmojnë në gjetjen dhe identifikimin e të zhdukurve.

Por kjo nuk po zbatohet dhe Serbia vazhdon t’i mbajë të klasifikuara dokumentet e brigadave, që vlerësohet se po të bëheshin publike do të ndihmonin në gjetjen e mbetjeve mortore.

Jjavën e fundit në komunën e Zubin Potokut janë gjetur dy varre masive. Autoritetet e Kosovës kanë bërë të ditur se në Kolludëert ë Vogël, ku po vazhdojnë gqërmimet, dëeri më tash janë gjetur mbetetjet e së paku 6 personave, ndërsa në Jabukë janë gjetur mbetjet e 4 personave.

Të martën, Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se kanë filluar hetimet edhe për një varrezë tjetër masive në këtë zonë. Sipas dëshmisë së një banori të zonës, dyshohet se në komunën e Zubin Potokut janë vrarë 23 civilë shqiptarë më 19 prill 1999.

(r.m.)

Comment

*