Kosovë: Aktakuzë ndaj një romi për krime lufte kundër popullatës civile

Prishtinë, 10 korrik 2023 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj të pandehurit me inicialet I.B., i nacionalitetit rom nga Komuna e Klinës. Ai akuzohet për krime luftë kundër popullatës civile.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, i pandehuri I.B., akuzohet se gjatë kohës së luftës në Kosovë, prej muajit janar 1998 deri me 21 qershor 1999, në fshatin Zajm të Komunës së Klinës, iu bashkua forcave policore dhe ushtarake serbe dhe si pjesëtar i grupit, vazhdimisht kishte marr pjesë në plaçkitjen e popullsinë civile dhe shtëpive të tyre duke u marr sende me vlerë, si automjete, bagëti, televizorë dhe gjësende të tjera nga shtëpitë e disa banorëve.

“Gjithashtu, i njëjti kishte marr pjesë në djegien e shtëpive në fshatin Zajm dhe fshatrat për rreth, me ç‘rast në njërën nga shtëpitë e djegura, përkatësisht në shtëpinë e M. A. u gjetën të djegur viktimat B. A. dhe B. K., si dhe nën kërcënimin me armë me qëllim të frikësimit kishte marr pjesë në dëbimin e banorëve të nacionalitetit shqiptar nga shtëpitë e tyre”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Hetimet thuhet se kanë siguruar prova të mjaftueshme relevante juridike që dëshmojnë dyshimin e bazuar mirë se i pandehuri në bashkëkryerje me persona të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë dhe ka kontribuar në kryerjen veprës penale për të cilën po akuzohet.

I pandehuri thuhet se gjendet në arrati.

“Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për fillimin e gjykimit në mungesë pasi që janë plotësuar kushtet ligjore nga nenin 234 paragrafi 2 i KPP-së”, thuhet në njoftim.

(r.m.)