Prishtinë, 27 gusht 2021 – Autoritetet shëndetësore në Kosovë njoftuan të premten për 16 raste të tjera të vdekjes nga pasojat e koronavirusit.
Sipas raportit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24-orëve të fundit, janë regjistruar edhe 2.098 raste të reja pozitive me COVID-19.
Kjo shifër ka dalë nga 12.564 mostra të testuara në laboratorët publikë dhe privatë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 1.614 pacientë që ishin të infektuar me COVID-19.
Të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës tregojnë se numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë mbetet shumë i lartë. Gjatë 24 orëve të fundit, ky numër ka arritur në 25.407 persona.
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Univeristar i Kosovës njoftoi të premten se në spitalet e Kosovës aktualisht janë duke u trajtuar 1051 pacientë me COVID-19. Prej tyre, 952 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi,kurse 55 janë në gjendje të rënduar shëndetësore.
Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se deri më tani në Kosovë janë administruar 780.000 vaksina kundër koronavirusit, ndërsa me dy doza janë vaksinuar mbi 260.000 qytetarë.
(r.m.)