Prishtinë, 2 dhjetor 2025 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka certifikuar të martën 22 subjekte politike që kanë aplikuar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, por nuk e ka certifikuar Listën Serbe.
Vetëm 2 anëtarë të KQZ-së kanë votuar për certifikimin e kësaj partie, 2 anëtarë kanë votuar kundër, kurse 7 anëtarët tjeraë kanë abstenuar.
Sekretariati i KQZ-së kishte rekomanduar certifikimin e 23 subjekteve politike, por ky rekomandim u shpërfill gjatë votimit në KQZ.
Mediet në Kosovë raportojnë se para votimit në mbledhjen e KQZ-së është zhvilluar një debat i fortë lidhur mënyrën e votimit për certifikim. Pas debatit ësdhtë arritur marrëveshje që votimi për certifikimin e partive politike të bëhet veç e veç për secilën prej tyre.
Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, të cilët ishin kundër certifikimin të kësaj partie, ishin të vetmit që votuan kundër. Kurteshi përsëriti se “kjo parti punon kundër interesave të Kosovës”.
Anëtarët e partive të tjera politike shqiptare në KQZ abstenuan nga votimi.
Kjo është hera e tretë që KQZ-ja nuk e certifikon këtë parti, pasi certyifikimi i saj u refuzua edhe për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit dhe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Në të dyja rastet, vendimi i KQZ-së ishte rrëzuar nga PZAP.
Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Lista Serbe i fitoi 9 prej 10 ulëseve të garantuara për pakicën serbe në Kuvendin e Kosovës, ndërsa në zgjedhjet lokale të 12 tetorit ajo fitoi në të gjitha 10 komunat e banuzra me shumicë serbe.
Në mbledhjen e të martës, KQZ tha se për zgjedhjet e 28 dhjetorit kanë aplikuar 24 subjekte politike: 18 parti politike, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.
Sipas Sekretariatitt ë KQZ-së, aplikacioni për certifikim i Nismës Socialdemokrate do të trajtohet të mërkurën, më 3 dhjetor 2025.
(r.m.)