KQZ shpall rezultatet e zgjedhjeve në katër komunat veriore të Kosovës

Prishtinë, 25 prill 2023 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) shpalli të martën rezultatet e zgjedhjeve lokale në katër komunat veriore të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, të cilat u mbajtën të dielë, më 23 prill.

Kryetar i ri i Komunës të Leposaviqit u shpall Lulzim Hetimi nga Lëvizja Vetëvendosje, cili ka fituar 73.5 për qind të votave.

Kryetar i Mitrovicës Veriore u shpall Erden Atiq, po ashtu nga nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai i ka fituar 66.9 për qind të votave.

Kryetarët e rinjt të dy komunave tjera veriore janë nga Partia Demokratike e Kosovës. Komunën e Zveçanit do ta udhëheqë Ilir Peci, i cili i ka fituar 59 për qind të votave, ndërsa komunën e Zubin Potokut do ta drejtojë Izmir Zeqiri, i cili i ka fituar 52.2 për qind të votave.

KQZ shpalli edhe rezultatet zyrtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për asambletë komunale të Leposaviqit dhe të Zveçanit.

Në Leposaviq, Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar 15 ulëse, kurse Partia Demokratike e Kosovës dhe Partia e Serbëve të Kosovës i kanë fituar nga dy ulwse.

Në Zveçan, Partia Demokratike e Kosovës i ka fituar 11 ulëse në Asamblenë komunale, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar 8 ulëse.

Në zgjedhjet e 23 prillit nuk mori pjesë Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë, e cila i kishte udhëhequr këto komuna. Kjo parti, e cila kontrollohet nga Beogradi, bëri thirrje për bojkotimin e procesit zgjedhor.

(r.m.)