KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, pa deputetët e zgjedhur të Listës Serbe

Prishtinë, 31 janar 2026 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka shpallur të shtunën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë.

Anëtarët e KQZ-së i kanë miratuar listat e kandidatëve të të gjitha partive, përveç asaj të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, dhe të Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP).

Lista e deputetëve të zgjedhur të Listës Serbe nuk ka marrë votat e nevojshme, ndërsa votimi për deputetët e KDTP-së është shtyrë për shkak se në KQZ ishte paraqitur ankesë se kjo parti nuk ka respektuar kuotën gjinore.

Votimi për shpalljen e rezultateve zgjedhore është bërë ndaras, pasi anëtarët e KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje kanë deklaruar se nuk do të votojnë për Listën serbe. Anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi, ka thënë se do të votojë kundër Listës serbe dhe kandidatëve të kësaj partie individualisht. Ndërkaq, anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në KQZ ka thënë se ai do të abstenojë.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se votimi për këto dy subjekte politike duhet të ndahet.

Megjithatë, Radoniqi e ka hedhur në votim edhe listën e deputetëve të zgjedhur të Listës Serbe, e cila i mori vetëm tri vota “pro”. Dy anëtarë të KQZ-së (të dy të Lëvizjes Vetëvendosje) kanë votuar kundër, kurse anëtarët tjerë (nga PDK-, LDK dhe AAK) kanë abstenuar nga votimi.

Ndërkaq për shpalljen e rezultatit për KDTP-në kanë votuar 9 anëtarë, kurse kundwr ka votuar njw anwtar.

Pas vptimit, Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, e ka cilësuar sit ë pakuptimtë votimin e anëtarëve të KQZ-së.

“Më falni, por s’ka kuptim kjo punë”, është shprehur ai.

Sidoqoftë, Radoniqi ka kujtuar se subjektet politike dhe kandidatët e pakënaqur me shpalljen e rezultateve kanë të drejtë ankese në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) brenda 48 orësh.

Emrat e deputetëve të zgjedhur:

Nga Lëvizja Vetëvendosje: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika Gërvalla – Scharz, Xhelal Sveçla, Hajrullah Çeko, Avni Dehari, Mimoza Kusari – Lila, Ejup Maqedonci, Shqipe Mehmeti – Selimi, Andin Hoti, Arben Vitia, Saranda Bogujevci, Edona Llalloshi, Alban Bajrami, Mefail Bajqinovci, Nezir Kraki, Armend Muja, Adriana Matoshi, Rufki Suma, Jeta Statovci, Ardian Gola, Haxhi Avdyli, Blerim Gashi, Adelina Grainca, Albena Reshitaj, Fatos Geci, Agim Bahtiri, Fitore Pacolli – Dalipi, Artane Rizvanolli – Berisha, Taulant Kelmendi, Dimal Basha, Labinotë Demi – Murtezi, Arbëreshë Kryeziu – Hyseni, Arbër Rexhaj, Arjeta Fejzaj, Hysen Durmishi, Artan Abrashi, Arbërie Nagavci, Enver Haliti, Liza Gashi, Adnan Rrustemi, Valon Ramadani, Jeton Raka, Drita Pajaziti, Fatmire Kollqaku, Rozeta Hajdari, Arsim Ademi, Salih Zyba, Fitim Haziri, Fjolla Ujkani, Ilir Kërçeli, Sylejmani Meholli, Vigan Qorolli, Naim Bardiqi dhe Valon Hoti.

Nga Partia Demokratike e Kosovës: Bedri Hamza, Arian Tahiri, Përparim Gruda, Uran Ismaili, Sala Jashari, Vlora Çitaku, Arben Mustafa, Enver Hoxhaj, Rrahman Rama, Nait Hasani, Eman Rrahmani, Ganimete Musliu, Elmi Reçica, Artan Behrami, Kujtim Gashi, Xhavit Haliti, Besa Kabashi – Ramaj, Mërgim Lushtaku, Ferat Shala, Arbnore Salihu, Blerta Deliu – Kodra, Ariana Musliu- Shoshi.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës: Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami, Ukë Rugova, Avdullah Hoti, Doarsa Kica- Xhelili, Kujtim Shala, Anton Quni, Armend Zemaj, Lutfi Haziri, Jehona Lushaku- Sadriu, Janina Ymeri, Besian Mustafa, Adelina Thaçi – Meta, Fadil Hadërgjonaj dhe Ermal Sadiku.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës: Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha, Albana Bytyçi dhe Time Kadrijaj

Nga Lista Serbe: Sllavko Simiq, Igor Simiq, Liljana Stefanoviq, Millan Kostiq, Nemanja Bishevac, Zllatan Ellek, Milljana Nikolliq, Serxhan Popoviq dhe Verica Çernaniq.

Nga Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë: Nenad Rashiq

Nga komunitetet tjera joserbe: Ergyl Mazrek, Fatma Taçi, Rasim Demiri, Emilja Rexhepi, Elbert Krasniqi, Duda Balje, Veton Berisha, Artan Asllani, Adem Hoxha dhe Erxhan Galushi

(r.m.)