Krahina historike e Buzit ndez qirinjtë e isos me frymëz Hëne në Gjinokastër

Nga Keze Kozeta Zylo

Këtë vit pata një vemendje krejtësisht të posaçme për të dëgjuar kur mundesha ose gjeja një shteg hyjnor për këngët dhe vallet folklorike në Festivalin e Gjinokastrës.  Natyrshëm i shihja dhe dëgjoja me nostalgji grupet folklorike të famshme dhe të reja që ngjiteshin në skenën tradicionale dhe të madhërishme të Gjinokastrës.

Bota e folkut shqiptar është e magjishme, është si Dielli dhe Hëna, ngase larmia shumëngjyrëshe e kostumeve, traditat shekullore ndezin edhe netët duke ndriçuar fort saqë disa fjolla dritëzash u panë dhe në sipërfaqen e mëndafshtë të Oqeanit Atllantik ku jetoj. 

Ja psh dëgjova grupin e krahinës së Buzit që njihet aq shumë nga Tafil Buzi, ku një grup tjetër i Tepelenës nga Kalivaci i dashur me këngëtarin e mirënjohur Viktor Aliun i kënduan si Tafil Buzi Hane Hane. Kujtoj namin e një burri/ Kapedan o Tafil Buzi… Lot më ranë kur i dëgjova, u gëzova që iu këndojnë këtyre trimave të pashoq si Tafil Buz mustaqeziu që i vuri kufirin tek thana Perandorisë turke. Ai ishte udhëheqësi kryesor i kryengritjeve antiosmane në Shqipërinë e Jugut në vitet 1828-1847.  A e kuptoni se çdo të thotë që një djalë buzjot nuk i pagoi taksat nuk u bë skllav, mbrojti trojet e veta dhhe i dërgoi osmanet me bisht ndër shalë në Anadoll?  Hajde ta kuptoj brezi i ri që me siguri se kanë idenë kush ishte ky trim i pashoq nga Buzi i Tepelenës?

Në vitin 1968 Gjinokastra u konfirmua si streha e Folklorit, shtëpia ku gjëmonte kënga dhe vallja e Kombit.

Ja këtë ka dashur të thotë Poeti i dashur Pëllumb Aliaj në vargjet: “Do t’ja mar këngës  buzjoçe/ Kënga ime, kënga jote/ Kënga  labe, kënga toske/ Kuvende burrash vuloste”.  Janë vargje të një filozofie të thellë, vargje frymëzuese që ashtu si ndër shekuj me këngë burrash vuloste shpesh herë për fatet e Kombit.  Kjo këngë të sjellë ndërmend grupin e Velçës, Vlorë për Flamurin dhe  Ismail Qemalin si:  “Tundu, tundu, o Flamur,/ Përmbi shkëmb e përmbi gur! /Smaili të vuri vulë! /Aferim, o Smail Be/ Evropës rrotull i rè/ Flamurin në Vlor’ ngulè/ Smail Be, o diplomat/ Na e ngrite kokën lart!”

Po le të hidhemi tek kënga buzjote që nuk e di pse u dha e fundit në medie, por natyrshëm ne nuk mund te heshtim përpara zërave të polifonisë labe që me vibrimet e tyre aq të mrekullueshme dukej sikur ishin bashkuar bilbilenjtë dhe kanarinat tepelenase si Xhevairja dhe Margarita që ndezën qirinjtë në muzgun e kalasë si me frymëz Hëne…

Është kënga ku falet shpirti i artistit, i poetit, i marrësit, isombajtësve dhe ata ishin: 

Marrës Margarita Pashaj, Xhevaire Allkushi, Kthyesi, Pëllumb Alia, Hedhës: Zylyftar Alia, Iso. Bashkim Brahimi, Agim Allkushi, Kostandin Goçi, Dajlan Shehaj dhe Pirro Nakaj.

Fuqia e zërit te tyre si me shpejtësi drite vetëtimë, është muzikalitet dhe ndjeshmëri e tejskajshme. Kënga labe është pasuri botërore e mbrojtur nga UNESCO dhe është quajtur Kryevepër e Njerëzimit.  Përgëzimet tona Pëllumb Aliaj dhe gjithë grupit tuaj simpatik që ecni ethshëm dhe ndritshëm në rrënjët e të parëve ashtu si në vargjet:

“Kush e mban kombin bashkuar/ Kënga jonë, këngë e bekuar/ Babai birit ia mësonte/ Mbretëreshë këngën e donte.

Urime Buzjotë të nderuar!

Në përjetësi mbretëroftë Folklori ynë Kombëtar!

6 Korrik, 2023

Staten Island, New York