Kremlini reagon ashër pas deklaratës së kancelarit Merz për armët që do t’i dërgohen Ukrainës

Moskë / Lisbonë, 27 maj 2025 – Rusia ka reaguar ashpër ndasj deklaratës së Kancelarit të Gjermanisë, Friedrich Merz për heqjen e kufizimit të rrezes së veprimit të armëve që do t’i dërgohen Ukrainës. Kremilini tha se dërgimi në Ukrainë i armëve me rreze të gjatë veprimi do të ishte një hap i rrezikshëm.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se dërgimi i armëve me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë “bie ndesh me përpjekjet e Moskës për të gjetur një zgjidhje politike”.

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul i ka hedhur poshtë kritikat ruse.

“Ka pasur disa kërkesa dhe mundësi që presidenti rus të ulet në tryezën e negociatave dhe ai i ka refuzuar ato”, ka thënë Wadephul, në një takim me homologun e tij portugez Paulo Rangel në Lisbonë.

“Ne gjithmonë e kemi bërë të qartë se kjo sjellje nuk do të kalojë pa pasoja”, ka theksuar Wadephul.

Ai ka thënë se Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë ushtarakisht Ukrainën, “në mënyrë që ajo të mund të mbrohet dhe të parandalojë agresorin rus të vazhdojë luftën me sukses “.

Të hënën, në Forumin Evropian, Kacelari Merz se tash e tutje nuk do të ketë kufizime të rrezes së veprimit të armëve që do t’i dërgohen Ukrainës nga vendet aleate.

“Nuk ka më kufizime të rrezes së veprimit të armëve me të cilat furnizohet Ukraina, as nga britanikët, as nga francezët, as nga ne, as nga amerikanët”, ka thënë Merz.

Kancelari gjerman nuk e ka përmendur në mënyrë specifike llojin e armëve, ndërsa qeveria e tij ka bërë të qartë ndërkohë se, “për arsye strategjike”, nuk do të komentojë detaje për dërgesat e armëve në Ukrainë.

Në fillim të luftës në Ukrainë, Perëndimi nuk e furnizoi Ukrainën me armë me rreze të gjatë veprimi, me qëllim që të parandalohej një përshkallëzim të konfliktit. Ndërkohë që Britania e Madhe dhe Franca e kanë furnizuar Ukrainën me raketa ‘Storm Shadow/Scalp’, Gjermania ka hezituar t’i dërgojë Ukrainës raketa ‘Taurus’ me rreze veprimi 500 kilometra.

(r.m.)

Comment

*