Krenari për sukseset e reja të bashkatdhetarëve tanë në forcat e rendit në SHBA

Shoqata Shqiptaro-Amerikane e Zbatuesve të Ligjit (Albanian American Law Enforcement Association – AALEA USA) shpreh urimet më të mira për togerin e policise se Qytetit të New York-ut zotit Kreshnik Bakraqi dhe për oficerin e sapodiplomuar Elessawy Abdula Sela, në New Jersey (Nju Xhersi).

Toger Kreshnik Bakraqi, me origjinë nga Peja, shënoi një sukses të rradhës të komunitetit tonë profesional duke u ngritur në detyrë dhe duke u emëruar tashmë si Komandant i Detektivëve të Komisariatit 52.

Nga ana tjetër, Elessawy Sela u bë anëtari më i ri i shoqatës sonë teksa u diplomua me vlerësimet maksimale nga Policia e Akademisë së Shtetit të Nju Xhersit.

Elton Shametaj, themeluesi dhe kryetari i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane të Zbatuesve të Ligjit AALEA,u shpreh entuziast për sukseset e shokut te shkolles Bakraqit dhe të Selës:

Togeri Bakraqi vjen na nje familje patriotesh dhe shënon një arritje të madhe duke u bërë i pari shqiptaro-amerikan që merr një emërim kaq prestigjioz. Shoqata jonë dhe të gjithë shqiptarët duhet të ndihen krenarë për aktualizimin e potencialit të profesionistëve tanë të shkëlqyer dhe për prezantimin dinjitoz që ata bëjnë si pjesëtarë të komunitetit profesional. 

Në të njëjtën kohë, komuniteti ynë vazhdon të shtojë përfaqësimin në institucionet ligj-zbatuese amerikane, sikurse dëshmohet nga vullneti dhe përkushtimi i të riut Abdula. Të gjithë ne i urojmë atij suksese në karrierën e sapo nisur dhe mezi presim kontrobutin e tij si anëtar i forcave të policisë, por edhe brenda shoqatës sonë.

Hadis Sela