Berlin, 21 nëntor 2025 – Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të takohen nesër, më 22 nëntor, në margjina të Samitit të G20 në Johanesburg, për të diskutuar për situatën në Ukrainë.
Këtë e bënë të ditur Presidentja e Komisionit Avropian, Ursula von der Leyen, dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa.
“Ne folëm me Presidentin Zelensky. Diskutuam situatën aktuale dhe jemi të qartë se asgjë nuk duhet të bëhet për Ukrainën pa Ukrainën”, thanë Costa dhe von der Leyen, në një postim në platformën X.
Presidenti i Ukrainës tha se presidentin e Komisionit Evropian dhe presidentin e Këshillit të Evropës i kishte “informuar” për planin 28 pikësh të Trumpit për t’i dhënë fund agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës.
Edhe shefja e KE, Von der Leyen bëri një reagim:
“Lidhur me hapat e ardhshëm, udhëheqësit evropianë do të takohen nesër në margjinat e samitit të G20, pastaj në Angola, ku do të mbahet një samit i Bashkimit Evropian dhe Bashkimit Afrikan”, tha Ursula von der Leyen në Platformën X.

(r.m.)