Kryeministri Kurti e priti në takim gjeneralin Wesley Clark

Prishtinë, 14 nëntor 2024 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ish-komandantin suprem të NATO-s, gjeneralin Wesley Clark, i cili është mik dhe përkrahës i madh popullit dhe shtetit të Kosovës.

Zyra e Kryeministrit Kurti njofton se gjenerali amerika, i cili e kishte udhëhequr operacionin ushtarak të Aleancës për mbrojtjen e popullit të Kosovës në vitin 1999, u interesua për planet zhvillimore të Kosovës në një kohë të ndryshimeve dhe mundësive të mëdha në botë.

“Bashkë diskutuan përparimin që ka shënuar vendi ynë, për zhvillimet aktuale rajonale, dhe për mundësitë e bashkëpunimit”, thuhet në njoftim.

“Kurti falënderoi gjeneralin Clark për interesimin e vazhdueshëm për vendin tonë, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për çka i jemi mirënjohës gjithmonë”, thuhet më tutje në njoftim.

Gjenerali Clark shoqërohej i biri, Wesley Clark Jr dhe bashkëpunëtorët e tij.

Në takim ishin të pranishëm edhe Shefi i Stafit të Kryeministrit Kurti, Luan Dalipi, dhe zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku.

This image has an empty alt attribute; its file name is Wesley-Clark-e-Albin-Kurti-ne-Prishtine.jpgThis image has an empty alt attribute; its file name is Vehbi-Bajrami-ne-takimin-me-Albin-Kurtin.jpg

This image has an empty alt attribute; its file name is Luan-Dalipi-e-Getoar-Mjeku.jpg

Gjeneralin Clark e priti edhe ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ku u vlerwsua roli I gjeneralit amerikan për gjeneralit amerikan për çlirimin e Kosovës, në vitin 1999.

Ministri Maqedonci i shprehu Gjeneralit Clark mirënjohje të e thella për udhëheqjen e fushatës ajrore të NATO-s kundër forcave ushtarake serbe dhe ndau me të përparimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në kuadër të Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit.

“Kur po luftonim kundër së keqes që kërcënonte vendin tonë, mbështetja nga ajri (e NATO-s) ishte faktor kyç,” deklaroi Maqedonci.

Maqedonci e vlerësoi lart kontributin e gjenralit Clark edhe në zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Niveli i lartë i profesionalizmit që Forca e Sigurisë së Kosovës sot, para së gjithash, është rezultat i marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të ngushtë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë ndërmjet vendeve tona, për çka kontributi i Gjeneralit Clark ka qenë dhe mbetet tejet i rëndësishëm”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.This image has an empty alt attribute; its file name is Wesley-Clark-e-Ejup-Maqedonci-ne-Prishtine.jpg

(r.m.)