Mynih, 15 shkurt 2026 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua me ministrin për Punë të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul, në margjina të Konferencës së Sigurisë në Munih.
Zyra e Kryeministrit njoftoi se në takim është diskutuar rreth marrëdhënieve bilaterale, çështjeve të sigurisë e mbrojtjes, zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe Procesin e Berlinit.
Në njoftim thuhet se Kurti ka shprehur mirënjohje për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën.
Ky ishte takimi i dytë i Kurtit me shefin e fip;lomacisë gjermane në muajt e fundit, pas vizitës së ministrit Wadephul në Kosovë, në nëntor të vitit të kaluar.
(r.m.)