Kryeministri Plenkoviq kërkon informacione rreth pilotit kroat të dyshuar për spiunazh në Kosovë

Zagreb, 2 shtator 2025 – Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq ka pritur në takim drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës së Sigurisë Ushtarake (VSOA), Gjeneral Majorin Ivan Turkalj.

Mediat kroate raportojnë se takimi është thirrur nga kryeministri Plekoviq kryesisht për të mësuar lidhur me hetimet që po zhvillohet ndaj një oficeri të Forcave të Armatosura të Ushtrisë Kroate dhe një personi tjetër të dyshuar për spiunazh në Kosovë.

“VSOA, Zyra e Prokurorit të Shtetit të Republikës së Kroacisë dhe institucione të tjera kompetente kryejnë të gjitha aktivitetet e nevojshme për të mbrojtur interesat shtetërore dhe sigurinë kombëtare”, ka shkruar Plenkoviq në platformën X.

Piloti i Forcave Ajrore të Ushtrisë së Kroacisë (HRZ) J.I. nga Spliti dhe partnerja e tij, Ana Murganiq nga Mitrovica e Kosovës, të cilët dyshohen për spiunazh, u dënuan me një muaj burg nga gjyqtari i Gjykatës së Qarkut në Split, javën e kaluar. Kryeministri Plenkoviq kërkon informacione rreth pilotit kroat të dyshuar për spiunazh në Kosovë. Policia civile, policia ushtarake dhe Europoli po zhvillojnë procedurat kundër tyre. Të dy u morën në pyetje të mërkurën në Zyrën e Prokurorit të Shtetit të Qarkut në Split.

Dyshohet se piloti ushtarak J.I. i ka dhënë sekrete partneres së tij Ana Murganiq, pas së cilës ajo i dërgoi ato në partinë Lista Serbe, parti kjo që zhvillon aktivitetin e saj në Kosovë.

Mediet kroate raportojnë se piloti dhe e dashura e tij po mbahen në paraburgim, për shkak të ndikimit të mundshëm mbi dëshmitarët ose për shkak të rrezikut që do të shkatërronin, do të fshihnin ose do të falsifikonin provat ose gjurmët e rëndësishme për procesin e provave.

Ana Murganiq do të mbahet në paraburgim edhe për shkak të rrezikut të arratisjes, duke qenë se ajo është shtetase e huaj.

Sipas Kodit Penal të Kroacisë, dënimi për këtë vepër penale është nga gjashtë muaj deri në pesë vjet burgim.

Piloti J.I. dhe Aana Murganiq janë takuar në Kosovë në vitin 2016. Në atë kohë, J.I. ishte pjesëtar i kontingjentit kroat në KFOR, ndërsa Aana Murganiq punonte si përkthyese në EULEX.

Sipas medias kroate, hetuesit kanë gjetur në pajisjet e tyre të komunikimet mesazhe kompromentuese dhe mesazhe që shpien në dyshimet për spiunazh ndërkombëtar. Po sipas mediave, ata kanë shkëmbyer përmes WhatsApp-it informacione konfidenciale në lidhje me lëvizjet dhe planet e forcave të KFOR-it si edhe në lidhje me situatën në veri të Kosovës, të cilat Ana Murganiq ua ka kaluar figurave të larta të partisë Lista Serbe, si edhe një gazetari të një agjencie të njohur ndërkombëtare të lajmeve.

Piloti ushtarak kroat J.I. dhe e dashura e tij Ana Murganiq, shtetase serbe nga Mitrovica e Veriut, u arrestuan në fund të korrikut me dyshimin për spiunazh në favor të Serbisë. Ata u morën në pyetje në Zyrën e Prokurorit të Shtetit.

(r.m.)