Kryetari i Mitrovicës Veriore ndalohet pas vandalizimit të obeliskut “I Love Mitrovica”

Prishtinë, 5 maj 2026 – Policia e Kosovës i ka ndaluar i ka ndaluar për t’i marrë në pyetje kryetarin e komunës së Mitrovicës Veriore, Millan Radojeviq, dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal, Ivan Zaporozhac, gjatë përpjekjeve të një grupi serbësh që ta vandalizonin obeliskun “I Love Mitrovica”.

Policia e Kosovës njoftoi se paraprakisht ishte informuar se kuvendi komunal kishte marrë vendim të largihej obelisk, nd ndërsa inspektorët komunalë ishin njoftuar se zbatimi i këtij vendimi nuk mund të bëhej pa vendim të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal. Megjithatë, rreth 20 persona kanë shkuar në vendin e ngjarjes dduke shpërfillur urdhëresën e inspektorëve dhe të policisë në vendin e ngjarjes.

“Pavarësisht kërkesës dhe urdhrit për të ndërprerë dëmtimin, përkatësisht ngjyrosjen e objektit publik, të pranishmit filluan ta ngjyrosnin atë, për çka zyrtarët policorë u detyruan të ndërhyjnë dhe t’i shoqërojnë në stacion policor dy persona”, thuhet në komunikatën e policisë.

Bashkë me personat që kanë filluar vandalizimin e obeliskut ka qenë edhe kryetari i komunës së Mitrovicës Veriore, Millan Radojeviq.

“Në vendin e ngjarjes, ka ardhur kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut me rreth 20 persona, ku në mesin e tyre ka qenë edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal Mitrovicë Veri, të cilët pasi janë njoftuar nga komandanti i stacionit policor rreth situatës, kryetari pas dhënies së intervistës për media, iu është drejtuar zyrtarëve policorë me fjalë ‘tani do të ngjyrosim’”.

Radiojeviq dhe bashkëpunëtorët e tij kanë shpërfillur paralajmërimet e zyrtarëve policorë se një gjë e tillë është e palejueshme dhe tentuar të ndalojnë ngjyrosjen e obeliskut, por ata kanë filluar ta ngjyrosin atë, kështu që zyrtarët policorë janë detyruar të ndërhyjnë. Me këtë rast  i kanë shoqëruar në stacion policor dy personat që kanë filluar ngjyrosjen e obeliskut.

Sipas procedurave të parapara, shkelësve të rendit Millan Radojeviq dhe Ivan Zaporozhac u është shqiptuar kundërvajtje për vandalizëm. Me urdhër të prokurorit të rastit, ata janë liruar për të vazhduar me procedurat e mëtejme. 

Pas daljes nga stacioni policor, Radojeviq ka deklaruar se ai dhe bashkëpunëtorët e tij vetëm po e zbatonin vendimin e kuvendit të komunës së Mitrovicës Veriore për largimin e obeliskut.

Obelisk “I Love Mitrovica” ishte vendosur me vendim të përbërjes së kaluar të Kuvendit komunal të Mitrovicës Veriore, e cila domunohej nga shqiptarët. Kryetar i komunës ishte Erden Atiqi.

(r.m.)

Comment

*