KUJDES! NË GJYKATAT E EMIGRACIONIT KANË VËNË FLETUSHKA ÇORIENTUESE PËR TË TREMBUR EMIGRANTËT QË TË LARGOHEN VETË NGA SHBA

Çështje të Emigracionit: Avokati Kieran Both

Avokati Kieran Both

Në mbarë vendin, pranë gjykatave të emigracionit janë vënë fletushka me titull, “Mesazh për personat e huaj të paligjshëm: Thirrje për vetë-deportim”. Fletushkat, të cilat përmbajnë stemën e Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së (DOJ), përmbajnë disa deklarata çorientuese lidhur me ato që presupozohet të jenë “përfitimet” dhe “pasojat” e e vetë-deportimit. Fletushkat në fjalë përmbajnë informacionin e mëposhtëm çorientues dhe/ose të pasaktë:

“Mesazhi për të huajt e paligjshëm: Thirrje për vetë-deportim”

Titulli u drejtohet “të huajve të paligjshëm”, por nuk përcakton termin ose nuk dallon se cilët njerëzve u referohet DD në procedurat e dëbimit. Kjo lloj gjuhe përgjithësuese është konfuze dhe mund të bëjë që disa individë të besojnë se vlen edhe për ta, ngaqë po u vjen kjo fletëpalosje nga një gjykatës emigracioni, edhe kur disa nga mesazhet aty janë të gabuara ose të pazbatueshme.

“Vetë-deportimi ka siguri. Largohesh me qetësi duke zgjedhur vetë fluturimin e nisjes.”

Kjo nuk merr parasysh se shumë nga njerëzit në gjykatë kanë situata të ndryshme. Disa vende nuk janë të sigurtë për t’u kthyer ndërsa disa individë mund të jenë duke aplikuar tashmë për mbrojtje humanitare. Ndërkohë që zgjedhja vetë e fluturimit mund të jetë një opsion për t’u marrë në konsideratë për ata urdhër dëbimi (largimi), ikja përpara përfundimit të çështjes vjen me rrezikun e ndëshkimit për mosparaqitje në seancën e radhës.

“Mbani paratë e fituara në SHBA, nëse vetë-deportoheni si një i huaj i paligjshëm që nuk ka bërë krime.”

Është e paqartë se çfarë i referohet kjo deklaratë. Edhe nëse DD e ka fjalën për gjobat që mund të vendosen ndaj individëve, kjo nuk do të thotë se paratë e fituara në SHBA do të konfiskohen.

“Mundësi e ardhshme për imigrim legal. Nëse vetë-deportoheni duke përdorur CBP Home në vend që të deportoheni nga ICE.”

Kjo deklaratë nuk përmend arsyet se pse dikush mund të mos lejohet të hyjë në të ardhmen. Ajo gjithashtu nuk komunikon se largimi nga SHBA pas një periudhe prezence të paligjshme përbën arsye për mospranim, gjë që mund të krijojë pengesa të përkohshme ose të përhershme për imigracionin e ligjshëm në të ardhmen. Siç u përmend më lart, “vetë-deportimi” kur jeni ende në procedura për të ndaluar deportimin mund t’ju sjellë ndëshkimin për mosparaqitjen në gjykatë, gjë që rezulton në një ndalim pesëvjeçar për rihyrje.

“Deportim i menjëhershëm. Do të kapeni nga DHS pa asnjë mundësi për të rregulluar punët tuaja para se të largoheni.”

Në këtë deklaratë nuk specifikohet se kush do të kapet, pa asnjë mundësi për të rregulluar punët. Mungesa e qartësisë rrezikon t’u dërgojë një mesazh të gjithë marrësve se ata janë subjekt i arrestimit dhe dëbimit të menjëhershëm nëse nuk vetë-deportohen, edhe nëse janë ende në procedurat e largimit, kanë një bazë të vlefshme për të kundërshtuar heqjen e tyre dhe/ose po aplikojnë për ndihmë në përputhje me të drejtat e tyre. Deklarata gjithashtu nuk sqaron se njerëzit në procedurat e imigracionit kanë të drejtën ligjore për të apeluar vendimin e një gjyqtari të imigracionit dhe nuk mund të hiqen sa kohë që vendimi është në apel. Praktika e gjykatës së imigracionit për shpërndarjen e këtyre fletushkave mashtruese është e papajtueshme me rregulloren që parashikon që gjyqtari i imigracionit duhet të informojë të huajin për përshtatshmërinë e tij/saj të dukshme për të aplikuar për ndonjë nga përfitimet e specifikuara në ligj.

“Gjoba dhe detyrime. Një gjobë 998 dollarë në ditë nëse keni marrë një urdhër përfundimtar largimi dhe keni vazhduar të qëndroni. Një gjobë prej 1,000-5,000 dollarë nëse je vetë-deportuar pasi ke deklaruar se do ta bësh.”

Ky pretendim nuk përcakton se çfarë është një urdhër përfundimtar për largim heqjes dhe nuk përmend të drejtën e ankimimit ose shpjegimin se një urdhër nuk është përfundimtar derisa bordi i apelit të vendosë për ndonjë ankim.

“Burgim i mundshëm. Nëse nuk vetë-deportohesh, rrezikon burgun.”

Është e paqartë nëse kjo deklaratë i referohet mundësisë së kallëzimeve të reja penale apo kohës që mbahesh në burg nga autoritetet e imigracionit, derisa plotësohen dokumentet dhe të vjen radha për të zbatuar urdhrin e dëbimit. Ai gjithashtu nuk sqaron se ata që janë në pritje të procedurave të largimit, tashmë të liruar me garanci, në përgjithësi nuk mund të ri-ndalohen në mungesë të rrethanave të ndryshuara.

“Barred from returning. Prohibited from reentering the U.S. through the legal immigration system.”

It is unclear what authority the DOJ deems to apply to those who “self-deport,” because there is no such established legal process or category under the U.S. immigration laws. Those who leave the country while in pending removal proceedings may still be inadmissible due to having accumulated unlawful presence, or they risk receiving an order of removal in their absence. Thus, this implication that those who “self-deport” will not be barred from future reentry is legally inaccurate and misleading.

“Ndalohet kthimi. Ndalohet rihyrja në SHBA përmes sistemit të ligjshëm të imigracionit.”

Është e paqartë se çfarë autoriteti DD mendon të zbatojë për ata që “vetë-deportohen”, sepse nuk ka një proces apo kategori të tillë të përcaktuar ligjore sipas ligjeve të imigracionit në SHBA. Ata që largohen nga vendi ndërsa janë në pritje të procedurave të dëbimit mund të shpallen të papranueshëm gjithësesi për shkak të kohës të akumuluar të qendrimit të paligjshëm, ose sepse rrezikojnë të marrin një urdhër largimi në mungesë të tyre. Kështu, ky mesazh se ata që “vetë-deportohen” nuk do të ndalohen të rihyjnë në të ardhmen është ligjërisht i pasaktë dhe mashtrues.

Kjo rubrikë nuk e zëvendëson konsultën individuale ligjore me një avokat që njeh mirë faktet dhe rrethanat që një person i caktuar ka paraqitur në çështjen e tij ose të saj. Ju bëjmë thirrje që për rastin tuaj konkret, të këshilloheni me një profesionist me përvojë në fushën e emigracionit. Qёllimi ynёёshtё tё ndihmojmё komunitetin shqiptar dhe të bëjmë të mundur që emigrantёt të kenë informacionin e nevojshëm pёr tё kёrkuar ndihmё nё mёnyrё tё pavarur. Ju inkurajojmë që komentet apo pyetjet tuaja t’i bëni përmes telefonit apo e-mail-it. Adresa elektronike është: [email protected]

Comment

*