Kupchan: Serbia nuk ka alternativë tjetër përveç se ta njohë pavarësinë e Kosovës

Prishtinë, 19 nëntor 2023 – Profesori i njohur amerikan Charles Kupchan, është optimist se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë do të normalizohen në një të ardhme të afërt. Ai ka thënë se Serbia duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës, në qoftë se synon të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.

Nëse Serbia dëshiron seriozisht të bëhet anëtare e familjes evropiane, atëherë ajo nuk do të ketë alternativë tjetër përveçse ta pranojë realitetin se Kosova është e pavarur dhe sovrane”, ka thënë ai për televizioni TëVë 1.

Kupchan, i cili ka qenë drejtor për çështje evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve, ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovë e Serbisë është shumë e rëndësishme për sigurinë e rajonit, ndërsa ka shtuar se të dy palët duhet të bëjnë presione.

“Është shume e rëndësishme për sigurinë rajonit të Ballkanit Perëndimor që të normalizohen marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Serbisë. Palët duhet të jenë të gatshme të bëjnë kompromise në mënyrë që të kenë një të ardhme më të mirë dhe të integrohen ne strukturat e Bashkimit Evropian”, ka thënë ai.

Profesor Kupchan e të cilësuar shumë të mirë planin franko-gjerman për normalizim të marrëdhënieve Kosovë- Serbi.

“Unë konsideroj se propozimi i Francës dhe Gjermanisë ka qenë shumë i mirë për palët”, ka thënë ai.

Kupchan ka thënë se nacioonalizimi serb përbën rrezik jo vetëm për Kosovën, por për mbarë rajonin. Por, ai e ka thënë se edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka luajtur me kartën e nacionalizmit në disa raste

“Natyrisht, nacionalizmi serb paraqet rrezik për gjithë rajonin, por edhe në Kosovë do të thosha se ka pasur veprime nacionaliste. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në disa raste, ka luajtur me kartën nacionaliste, si për shembull me çështjen e targave dhe me instalimin me forcë të kryetarëve etnikë shqiptarë në katër komunat veriore, të cilët kanë legjitimitet të dobët”, ka thënë ai.

(r.m.)