KUR BOTA FOLI DHE VEPROI SHQIP

“Gjithë atyre që dhanë mundin, gjakut dhe jetën e tyre për liri e pavarësi të Kosovës”. I.Gashi

Shkruan: Ismail Gashi Sllovia

     Pas Demonstratave të 1981, shtypjes me dhunë të kërkesave shqiptare nga pushteti serbë. Pranvera e Madhe Shqiptare 1981, sikur pushoi së vepruari. Megjithatë, ringjallja, zgjerimi e këmbëngulësia shqiptare në kërkesa, masovizimi e përfshirja e gjithë hapësirës shqiptare, mori rrugën e pavarësimit, më 1988, kur politika serbe në hakmarrje të ngjarjeve te 1968, planifikonte pezullimin e autonomisë së Kosovës, përmes akteve ligjore e “shprehjes së lire” të popullit, filluan “Kuvendimet Kushtetuese” për ndryshimet në Kushtetutën e 1974. Këto kuvendime mundësuan e formësuan kontakte me masat popullore, hapen rrugë që edhe në këto rrethana të niset fjala dhe mendimi i lirë demokratik i masës së shtypur shqiptare. Në këto tubime nëpër gjitha vendbanimet shqiptare në Kosovë, për herë të parë u  ringjallën si feniksi, shpërthimi e forcës akumuluese e cila shqetësoi politikën serbe. Shqiptarët pas shumë përpjekjeve  për liri në tetor-nëntor 1988 me Grevat e Minatorëve sidhe demonstratat e janar-shkurt dhe të nëntorit 1989  dhe janar-shkurt 1990 u shprehen dhe dolën hapur kundër ndryshimeve që rrezikonin autonominë e Kosovës.

            Në shkurt të 1989 filluan grevat e minatorëve më këmbëngulëset në kërkesa e më rrezistentët në kohë, të cilat më vonë u përkrahën edhe nga studentët dhe masat e gjëra të shqiptare. Grevat morën jehonë të madhe ndërkombëtare dhe lëkundën këmbët e sëmura të shtetit serbë. Në vjeshtë të 1989 shqiptarët e Kosovës organizuan protesta gjithëpopullore. Turmat e mëdha të popullit kalonin këmbë edhe qindra kilometra, Protestuesit vazhduan me ditë e net të tëra të qëndrojnë nëpër sheshet e qendrave të qyteteve, me pikësynim të përqendruar në Prishtinë. Më 23 mars 1989 Kuvendi i Kosovës me skenar e veprim mashtrues e të  dhunshëm, dha pëlqim për ndryshimet në Kushtetutën e Kosovës. Ndryshime të cilat më 28 mars 1989 Serbia i aprovoi në Kushtetutën serbe dhe definitivisht arriti të heq atë pjesë të autonomisë së Kosovës, të cilën deri atëherë garantonte Kushtetuta e 1974. Në vazhdim shqiptarëve nuk ju mbeti opsion tjetër artikulimi, përveç organizimit politik dhe sakrificës së hapur e të zyrtarizuar me kërkesat e qarta politike, shtetërore e  kombëtare. Më 14 nëntor 1989 u themelua KMDLNJ, subjekti parë shqiptarë në Kosovë ku mbrohen të drejtat njerëzore e kombëtare të shqiptarëve të rrezikuar. Në dhjetor të 1989 Veton Surroi në bashkëveprim me Branko Horvatin formuan UJDI, parti politike e nivelit jugosllav. Kurse më 23 dhjetor 1989, intelektualët e atdhetarët shqiptarë, formuan LDK-në, parti politike shqiptare,bile për fillim,jo vetëm shqiptare, kur zu fill ndërkombëtarizimi i çështjes shqiptare në Kosovë. Në vazhdim u formuan disa parti politike, subjekte tjera humanitare e shoqëri civile. Vitin  1990/91, me ligjet diskriminuese serbe të cilat kërcnonin dhe rezikonin sistem arsimor shqiptar, rezikohej shkolla, gjuha, tekstet dhe programet mësimore. Nga syohej rezikimi i qenies  substanciale kombëtare, për ta shpëtuar nga rezikimi, u mor veprim drejte pavarësimit të shkollës shqipe nga sistemi arsimor komunsit serbe. Shkolla shqipe u mvehtësua, shqipatët vet e financonin dhe e drejtoni shkollën shqipe. Pas largimit nga objektet shkollore u mor vendim që, të vazhdohen mësimi në objekte privat”Shtëpi-shkolla”.Kuadrot shqiptare përgatitën dhe materializuan tekstet dhe planprogramet mësmore me materie mesimore kombëtare në lëndet mësimore kombetare si,  Gjuha shqipe, historia, gjeografia, arti figurativ dhe muzikor. Kudrot tona pastruan  tesktet dhe programet mësimore nga materia ideologjike dhe“vëllazërim-Bashkimit”, Filluan reformen me lëndë të reja mêsimor të kohës si; informatika dhe  Edukata qytetare. Intelegjenca dhe rinia atdhetare shqiptare në vitin 1990 ndëmori veprimin e dytë të rëndësishëm, pas mvehtësimit  të shkollë shqipe, të rëndësisë kombëtare, “Lëvizja për Pajtimin e Gjaqeve”, Lëvizje që kreu pajtimin dhe eleminoi hakmarrjen e disa qindra e mija familjeve shqiptare, të cilat deri atëherë ishin në hasmëri për shkaqe të ngarkesave e gjaqeve  që kishin pasur gjatë kohës së okupimeve nga e kaluara e tyre historike. Kjo Lëvizje e Pajtimit të Gjaqeve barti në vete fenomenin e unitetit kombëtar, disa muajve, sa zgjati Aksioni për Pajtimin e Gjaqeve, siç e quanim këtë Lëvizje asaj kohe, u mbajtën qindra takime e tubime masive në përgëzim dhe manifestim të pajtimeve të gjaqeve. Praktikisht kryhej një proces integrues shpirtëror  kombëtar. Serbia përkundër masave të dhunshme, nuk arriti të ndal shkollën shqipe dhe pajtimin kombëtar të kësaj Lëvizje masive kombëtare të shqiptarëve. Pas formimit të subjekteve partiake e shoqërive civile, organizimi politik i shqiptarëve në Kosovë mori formë dhe përmbajtje institucionale, veprim të cilin Serbia e shikonte me shqetësim. Andaj, kundër këtyre veprimeve politike shqiptare administrata e shtetit serb filloi të ndërmerr masa represive të cilat pushteti serb do ti zyrtarizon në shkallë shtetërore e kushtetuese.

Kështu, më 2 korrik 1990, delegatët e Kuvendit të Kosovës, pas shumë përpjekjeve rezistuese ndaj dhunës serbe, aprovuan Deklaratën Kushtetues, dhe më 7 shtator 1990, pjesa shqiptare e këtij Kuvendi, në Kaçanik  aprovon Kushtetuta e Kosovës, Aktin themelor shtetëror, nga i cili në tetor 1991, mundësoi organizimin dhe mbajtjen e Referendumit për Pavarësi të Kosovës, në mbështetje të të cilit Kosova organizoi dy herë zgjedhjet Parlamentare e Presidenciale, të parat më 26 maj 1992. Parlamenti dalur nga këto zgjedhje, sikur edhe nga zgjedhjet e dyta të 22 marsit 1998, asnjëherë nuk u mbajt. Zgjedhjet e dyta të mbajtura në rrethana jo normale, kur më shumë se gjysma e Kosovës ishte në flakën e luftës. 

            Pas një vazhdimësie disa vjeçare të rezistencës e veprimit politik pasiv të udhëhequr nga  partitë politike. Më 1 Tetor1997, Demonstratat e Studentëve lëkundën çështjen, prishën rehatinë e përgjumjes dhe kthjelluan amullinë nga ai pozicion inert. Paraqitja me veprime ushtarake të UÇK-së, bashkëveprimi i saj me Unionin e Studentëve, ngritën edhe më lartë ndërkombëtarizimin i çështja së Kosovës, me përcaktim bindës e të qëndrueshëm trokitën në qendrat ndërkombëtare politike e ushtarake të vendosjes. Këto ishin ditët kur bota fliste e vepronte shqip për Kosovën, kur ishin shqetësuar jo vetëm okupuesin barbar serbë, por shqetësoi edhe forcat e veprimit politik shqiptar, të cilat i frikësoheshin shkallëzimit të mundshëm nga radikalizmi i formës së veprimit të hapur me demonstrata e veprime ushtarake. Madje, një ditë para daljes në demonstratat e studentëve, doli zëri i politikës paqësore, se për të gjitha këto veprime të organizuara nga Unioni i Studentëve, përgjegjësinë e bartin vet organizatorët e demonstratave, duke u çfajësuar kështu para okupatorit se kjo politikë në vazhdimësi i qëndron besnike parimeve të veta të deri tashme.

            Fundi i vitit 1997 dhe fillimi i atij 1998, Kosovën e gjeti nën tensionin më të ashpër të dhunës ushtarake e policore serbe. Sulmet e forcave serbe dhe rezistenca e armatosur e UÇK-së në Kullën e Parë të Jasharajve në Prekaz, nga zënë fill e merr kahe historia më e lavdishme kombëtare e cila do ti ndërron rrugë fatit të shqiptarëve në Kosovë. Praktikisht fillon lufta mes forcave të dhunës serbe dhe forcave të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Paraqitja publike e UÇK-së më 28 Nëntor1997, luftimet heroike dhe sakrifica historike në Prekaz e Komandantit të shëndërruar në legjendë, Adem Jashari më 5, 6 e 7 mars 1998, luftimet në Likoshan, Qirez e Laushë, ngarkuan me urrejtje të tërbuar lubinë serbe, që ndaj shqiptarëve, popullatës civile, vendbanimeve, përgjithsisht qenies shqiptare t’ia mësyjnë me gjitha forcat. Kështu pasuan ndjekjet gjenocitale të pastrimit etnik duke vrarë, kallur e ndjekur masovikisht popullin nga vendbanimet e trojet e tyre etnike. Nga zonat e luftës u larguan qindra mija gra, fëmijë e pleq, në hapësirat e luftës ngelën vetëm ata që ishin të aftë për luftë me armikun serb. Treva komunale e Lypjanit nëpër vendbanimet e veta pati mbi 20.000 të strehuar për të cilët u përkujdes për strehimin e tyre, ushqimin dhe përkujdesën shëndetësor. Kjo gjendje vazhdoi kështu edhe gjatë ofanzivës së parë korrik–tetor 1998 dhe shkallëzohet tejmase në Ofanzivat e filluara më 24 mars e të përfunduara më 12 qershor 1999, gjatë 87 ditëve të bombardimeve të NATO-së, sulmeve tokësore nga ushtria, policia dhe grupet terroriste serbe në popullatën civile shqiptare dhe në anën tjetër  luftimeve mbrojtëse të UÇK-së.

            Ofanziva e parë serbe në popullatën shqiptare, sikur mori një miratim të heshtur nga qendrat politike ndërkombëtare të vendosjes, e ndihmuar edhe nga disa zëra të mekur të politikës paqësore të shqiptarëve në Kosovë, të cilët veprimin ushtarak të UÇK-së e shikonin për rrezikim të humbjes së prestigjit të tyre, edhe pse atë e thonin me versionin e zbutur paqësor, se nuk janë për luftë të armatosur, por për rezistencë paqësore dhe pa përdorimin e dhunës. Andaj, në programin e tyre e përjashtonin versionin e veprimit ushtarak. Këtë kundërshtim, këto forca politike shqiptare në Kosovë, e ngritën deri në atë shkallë, sa veprimet ushtarake shqiptare në Kosovë ti quajnë krijesa të huaja, të shtyra nga nëntoka serbe dhe të paguara nga spiunazhi ndërkombëtar. Mu për atë, çdo sulm që bënte UÇK-ja, këto forca politike e dënonin politikisht, ashtu siç e dënonte edhe vet pushteti okupues serbe. Madje, për disa raste “paqësorët shqiptar”, kërkuan edhe intervenim ndërkombëtar të Interpolit. Këto kundërveprime e përçarje ndërshqiptare në Kosovë, populli shqiptar i Kosovës i pagoi shtrenjtë, si në ofanzivën e parë, kur serbët për pësimet përjetuar nga UÇK-ja, edhe në ofanzivën e dytë, sulmuan popullatën civile e vendbanimet shqiptare të cilat nga këto pësuan shumë vrasje, plagosje kallje masive të vendbanimeve, vlerave materiale e shpirtërore të shqiptarëve dhe ndjekjen masive të popullatës civile nga ato zona të luftës. Të gjitha këto kryheshin në emër të një mbrojtjeje të shtetit serb dhe integritetit dhe tërësisë tokësore të Serbisë. Këto veprime ushtarake e policore të dhunës serbe kryheshin në heshtje jo të natyrshme të diplomacisë ndërkombëtare dhe politikës paqësore shqiptare në Kosovë. Ofanziva e parë zgjati deri më 15 tetor 1998, kur Serbia nga vetëkënaqësia e shpalli të likuiduar UÇK-në,  e cila realisht kontrollonte afro 40% të hapësirës së Kosovës, hapësirë që deri në korrik të 1998 mbikëqyrej nga forcat e UÇK-së, kontrollonte akset rrugore  Prishtinë-Pejë dhe Shtime-Prizren e shumë zona,  qytete e vendbanime të Drenicës Qendrore, Drenicës së Epërme, Trevës komunale të Malishevës, Rahovecit, Deçanit, Suharekës, Skenderajt, Gllogocit, hapësira të mëdha të Istogut, Klinës si edhe pjesë nga trevat komunale të Lypjanit dhe të Shtimes. Veprimi ushtarak i UÇK-s, kushtëzoi faktorin ndërkombëtar për organizimin e Konferencës ndërkomëtare në Rambuje e Paris, nga e cila doli urrërrtia politike faktorin shqiptar dhe shkaktoi sulmet e NATO-s, nga 24 mars deri më 10 qershor 1999. Kur Kosova u liruar nga okupimi barbar shekullor sërb.

 Në këtë ditar të thjeshtë, të mbajtur autentik me ngjarjet dhe kohën, do të shënojmë ngjarjet më esenciale të këtyre vlimeve, që nga fillimi i vitit 1998, të cilat janë mbajtur dhe me të cilat është informuar opinioni lokal i trevës së Lypjanit e më gjerë dhe me të cilat është sensibilizuar popullata shqiptare e kësaj hapësire. Këto janë ngjarje që kanë ndodhur, dhe janë evidentuar ashtu siç kanë ndodhur, nga se në kohën kur mbaja detyrën e personit të autorizuar për informim, gjatë kohës së Ofanzivës së parë dhe ofanzivës të dytë, të cilat janë historia më e re e shqiptarëve të ndjekur dhe tokës së djegur të Kosovës martire të kësaj hapësire komunale.