Kurti: Asnjë gjykatë nuk mund ta njollosë UÇK-në

Prishtinë, 13 shtator 2026 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ia kushtoi një pjesë të ekspozeut për programin e qeverisjes në mandatin e ri qeverisës, procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë.

Kurti, ndër të tjera, theksoi se të gjithë qytetarët e Kosovës janë në ankth në prag të aktgjykimit të trupit gjykues që pritet të shpallet të mërkurën, më 16 shtator.

“Të gjithë jemi në ankth në prag të vendimit të procesit gjyqësor ndaj drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit e Kadri Veselit”, tha Kurti.

Ai tha se kërkesa e prokurorisë për dënimin e çlirimtarëve është në shpërputhje me të vërtetën historike dhe me drejtësinë.

“Kërkesa e Prokurorisë është e padrejtë, e pabesueshme, në shpërputhje me të vërtetën historike të popullit tonë dhe me drejtësinë e luftës sonë çlirimtare”, tha ai.

Kurti theksoi se në Kosovë ka kryer krime kundër njerëzimit, krime lufte e gjenocid regjimi i Millosheviqit dhe se asnjqë gjykatë nuk mund ta njollosë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Qëndrimi i Qeverisë së Kosovës do të jetë i njëjtë dhe i qartë. Në Kosovë janë kryer krime kundër njerëzimit, krime lufte e gjenocid ndaj popullatës civile shqiptare. Ato janë kryer nga regjimi i Jugosllavisë së Serbisë, nën udhëheqjen e Millosheviqit. Asnjë gjykatë vendore e ndërkombëtare s’mund ta njollosë UÇK-në”, u shpreh Kurti.

(r.m.)