Kurti bën thirrje për më shumë presion ndaj Beogradit për nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit

Vjenë, 13 nëntor 2023 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje për shtimin e presionit ndaj Beogradit për të nënshkruar Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit.

“Në Bruksel ne e kemi arritur marrëveshjen, në Ohër e kemi shtuar aneksin e zbatimit, por atëherë Serbia ka refuzuar të nënshkruajë. Pastaj kemi pasur sulme ndaj ushtarëve të KFOR-it, rrëmbimin e policëve të Kosovës dhe më pas sulmin ku u vra rreshteri ynë. Eskalimi ka ndodhur përkundër marrëveshjes, e cila nuk është nënshkruar. Serbia është fqinji ynë më i madh, kufiri është rreth 300 kilometra. Kjo përbën rrezik për sigurinë. Duhet më shumë presion ndaj Beogradit për marrëveshje”, ka thënë ai në Forumin Ekonomik të Vjenës.

Kurti ka thënë se nënshkrimi i marrëveshjes me njohjen ‘de-facto’ të Kosovës është hapi parë dhe më i rëndësishëm.

Kurti ka kërkuar gjithashtu që ndaj Beogradit të ushtrohet presion edhe për ekstradimin në Kosovë të Milan Radoiçiqit dhe pjesëtarëve tjerë të grupit të tij të armatosur ë kanë mare pjesë në sulmin terrorist në pjesën veriore të Kosovës. ai ka kujtuar se Radoiçiqi, i cili e ka pranduar se e ka udhëhequr grupin e armatosur është mbajtur vetëm dy orë në polici në Serbi dhe është lënë i lirë.

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti ka folur edhe për zhvillimin ekonomik të Kosovës, duke e cilësuar si shembull të mirë.

“Që prej shpalljes së pavarësisë në vitin 2008, kemi pasur edhe përparim ekonomik edhe demokratik. Kemi pasur rritje ekonomike prej 10.6 për qind të bruto produktit vendor në vitin 2021, 5.2 për qind në vitin 2022, ndërsa në këtë vit kemi 3.8 për qind rritje reale”, ka thënë ai.

se rritja ekonomike në Kosovë gjatë vitit të kaluar ka qenë 10 për qind, ndërsa inflacioni ka rënë nga 12 për qind, sa ka qenë në janar, në 3.3për qind, muajin e kaluar.

Kurti ka folur edhe për sfidat globale për ekonominë, duke i veçuar tri sosh.

“Më duhet t’i përmend tri sfidat kryesore: e para, kërcënimet e sigurisë; e dyta, pabarazia shoqërore; dhe e treat, ndryshimet klimatike”, ka thënë ai.

(r.m.)