Kurti darkoi me nobelistin Orhan Pamuk: “Nder që nuk e shpjegoj, kënaqësi që nuk e përshkruaj”

Stamboll, 4 qershor 2024 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se të hënën në mbëmje ka darkuar me shkrimtarin e njohur turk, Orhan Pamuk, në restoranin “Sur Balık-Cihangir” në lagjen Beyoğlu të Stambollit.

Kurti, në një postim në Facebook, ka shprehur emocionet e takimit me fituesin e çmimit Nobel për letërsi.

“Nder që nuk e shpjegoj, kënaqësi që nuk e përshkruaj”, ka shkruar Kurti.

Ai ka treguar se gjatë darkës kanë biseduar për tema të ndryshme dhe se kolosi i letërsisë, Orhan Pamuk, ishte shumë i interesuar për Kosovën, për shqiptarët dhe për Ballkanin.

“Artisti Orhan Pamuk, fitues i çmimit Nobel për Letërsi në vitin 2006, ka një dashamirësi spontane dhe vëmendje të frikshme. Dhe, aq shumë i interesuar për Kosovën, shqiptarët, Ballkanin. Nder që nuk e shpjegoj, kënaqësi që nuk e përshkruaj”, thekson Kurti në postimin e tij.

Postimi i plotë:

Në fillim nuk i besova doktorit Bilgin Sait, që shkrimtari Orhan Pamuk po më fton për darkë. Gjersa afrohej mbrëmja, minutat më dukeshin të gjata porsi orët, ndërkaq tri orë e gjysmë me të më ikën porsi minutat. Në restoranin Sur Balık-Cihangir të lagjes Beyoğlu në Stamboll temat e bisedës ndërroheshin më shpesh se pjatat mbi tryezë. Mbase arritëm të shkruajmë përmbledhjen hyrëse të kapitujve të miqësisë sonë të ardhshme. Artisti Orhan Pamuk, fitues i çmimit Nobel për Letërsi në vitin 2006, ka një dashamirësi spontane dhe vëmendje të frikshme. Dhe, aq shumë i interesuar për Kosovën, shqiptarët, Ballkanin. Nder që nuk e shpjegoj, kënaqësi që nuk e përshkruaj.

May be an image of 2 people

May be an image of 3 peopleMay be an image of 2 people and textMay be an image of 3 people

(r. m.)