Kurti do të shkojë të hënën në vizitë pune në Maqedoni të Veriut

Prishtinë, 4 gusht 2024 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të bëjë të hënën një vizitë pune në Maqedoni të Veriu.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se Kurti do të takohet me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickovski. Në takim pritet të diskutohet përf marrëdhëniet midis dy vendeve dhe për realizimin e projekteve të përbashkëta.

“Kryeministri Kurti, i shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar, të hënën do të zhvillojë një vizitë pune në Maqedoninë e Veriut. Atje do të ketë një takim bilateral me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut me të cilin do të diskutojnë rreth raporteve bilaterale, bashkëpunimit rajonal dhe projektet infrastrukturore me interes për dy shtetet”, ka thënë Kryeziu.

Ai ka thënë se dy palët janë dakorduar për këtë vizitë më 20 korrik.

Vizita e Kurtit në Shkuo vjen pak ditë pas incidentit në Aeroportin e Shkupit, ku Presidentes së Kosovës iu kërkua nga sigurimi i aeroportit ta dorëzonte për skanim telefonin e saj, gjë që hasi në reagimin e sigurimit të Presidentes.

Prersidenca e Kosovës e cilësoi veoprimin e sigurimit të aeroportit si provokim për shtetin e Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës i dërgoi notë proteste Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut, të cilës i kërkoi që incidente të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.

(r.m.)