Bruksel, 2 maj 2023 – Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e vlerësoi të papranueshëm draftin e Staturit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, i cili u takua në takimin e tij me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel, të martën.
“Projekt i statutit të paraqitur nga Ekipi Menaxhues është fundamentalisht i papajtueshëm me kushtetutshmërinë, ligjshmërinë, të drejtat e njeriut, vlerat evropiane, të drejtat e pakicave sipas standardeve evropiane”, tha Kurti pas takimit.
Ai e cilësoi kër draft si rezultat të synimit për krijimin e një Republika Sërpska në Kosovë.
“Qartazi ekziston dëshira për një Republikë Sërpska në Kosovë dhe kjo dëshirë e ka shkruar këtë statut”, tha Kurti, duke iu referuar entitetit me shumicë serbe në Bosnje dhe Hercegovinë, i cili gëzon kompetenca që e sfidojnë pushtetin qendror.
Kryeministri Kurti tha se ai e ka propozuar një projekt ide se cilat duhet të jenë vlerat dhe parimet që e rregullojnë çështjen e komuniteteve pakicë në Kosovë.
“Unë kam propozuar një draft-vizion se si do të duhej të ishin vlerat dhe principet dhe çfarë do të duhej të ishte korniza që e rregullon çështjen e komuniteteve joshumicë, përkatësisht të komunitetit serb në Kosovë”, tha Kurti,
Ai shfaqi shpresën se drafti i tij “do të trajtohet me seriozitet” nga ndërmjetësit e dialogut.
Në këtë document, mes tjerash, thuhet se pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë do t’u ofrohet mundësia për të promovuar dhe për të mbrojtur të drejtat e tyre përmes “kornizës së vetëmenaxhimit” që parasheh një kanal të drejtpërdrejtë të komunikimit me Qeverinë e Kosovës dhe mundësinë e financimit nga Kosova dhe nga vende të tjera, përfshirë edhe Serbinë.
“Draft-visioni është inspiruar nga një marrëveshje të bërë nga Serbia për normalizim të marrëdhënieve me Kroacinë. Kjo marrëveshje parasheh të drejtat e dispozitat për mbrojtje të pakicës serbe në Kroaci”, tha ai.
Kryeministri Kurti tha se ndërmjetësve të takimit, JosephBorrell e Miroslav Lajçak, ua ka dorëzuar edhe një dokument mbi shkeljen e Marrëveshjes bazë për normalizim të marrëdhënieve të arritur në Bruksel e Ohër nga ana e Serbisë.
“Në këtë dokument shihet qartë, e në mënyrë faktike e të dokumentuar, se nga 11 nene të marrëveshjes bazë, tetë prej tyre i ka shkelur Serbia. Vetëm në muajt mars e prill janë shkelur tetë nene. Dorëzova edhe një dokument me tri deklarata të presidentit të Serbisë ku ai thotë se nuk është pajtuar me marrëveshjen bazë që ta zbatojë në tërësi”, tha kryeministri Kurti.
(r.m.)