Kurti e Komandanti i KFOR-it diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë

Prishtinë, 8 tetor 2025 – Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti të mërkurën në takim Komandantin e KFOR-it, Gjeneral-majorin Ozkan Ulutash, i cili e mori komandën e forces paqeruajtëse në NATO-s në Kosovë para pak ditësh.

Zyra e kryeministrit Kurfti njoftoi se në takim është diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë dhe për bashkëpunimin e bashkëveprimin e KFOR-it me institucionet e sigurisë së Kosovës.

“Diskutuan për zhvillimet aktuale, me theks mbi situatën e sigurisë dhe për rëndësinë e bashkëveprimit dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të sigurisë të vendit dhe të misionit të NATO-s në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet gjithashtu se Kurti ka theksuar “gatishmërinë dhe angazhimin e tij dhe të Qeverisë për bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në të gjithë territorin e vendit”.

Gjeneralmajori turk Ulutash, i cili gjendet për herë të dytë në krye të komandës së KFOR-it, u prit të mërkurën edhe te Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Kabineti I Presidendes Osmani njëftoi se në takim është diskutuar për zhvillimet në fushën e sigurisë në Kosovë, me theks në kërcënimet me drone nga Serbia.

“Duke diskutuar për zhvillimet në fushën e sigurisë, si dhe kërcënimet që vijnë nga Serbia, përfshirë kërcënimet me fokus të veçantë te përdorimi i dronëve, presidentja potencoi rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të KFOR-it me institucionet tona të sigurisë me qëllim të parandalimit të taktikave destabilizuese të Serbisë”, thuhet në njoftim.

Autoritetet në Kosovë kanë thënë se hapësira ajrore e Kosovës ishte shkelur nga dronë të dyshuar nga Serbia në fund të shtatorit. Por, KFOR-I ka thënë se nuk kishte vërejtur ndonjë hyrje të dronëve nga jashtë në hapësirën ajrore të Kosovës që mund të ndikonte në sigurinë e Kosovës.

(r.m.)