Kurti e mirëpret marrëveshjen KiE – Ukrainë për themelimin e Tribunalit Special

Prishtinë, 26 qershor 2025 – Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka mirëpritur nënshkrimin e marrëveshjes mes Ukrainës dhe Këshillit të Evropës (KiE) për themelimin e një Tribunali Special për ndjekjen e urdhërdhënësve dhe autorëve të krimeve të asgresionit.

Në një postim në rrjetin social X, Kurti e ka cilësuar këtë marrëveshje si arritje historike.

“Kosova e mirëpret këtë hap madhor drejt drejtësisë ndërkombëtare. Këshilli i  Evropës dërgoi mesazh të qartë: sundimi i ligjit do të mbizotërojë mbi agresionin. Nuk mund të ketë imponim”, ka shkruar ai.

Tribunali special synon të shënjestrojë udhëheqësit e lartë rusë për “krime të agresionit”, i cili qëndron në themel të krimeve të panumërta të luftës. Ukraina i akuzon forcat ruse se kanë kryer krime të panumkrime të panumërta të luftës, që nga fillimi i agresionit të Rsusisë, në vitin 2022.

Kievi ka kërkuar vazhdimisht krijimin e një gjykate speciale që shkon përtej ndjekjes penale të krimeve të luftës që, sipas Ukrainës, i kanë kryer forcat ruse. Ndër këto krime përfshihen: bombardimi i infrastrukturës civile, vrasja e civilëve, përdhunimi, tortura dhe marrja peng e civilëve. Rusia i mohon këto akuza.

(r.m.)

Comment

*