Kurti e njoftoi sekretaren britanike për kërcënimet nga Serbia

Londër, 9 prill 2026 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili arriti të enjten në Londër, është pritur nga Sekretarja për Punë të Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, njoftoi .

Zyra e Kryeministrit bëri të ditur se Kurti i ka vlerwsuar marrwdhwniet midis dy vendeve, duke theksuar se Mbretëria e Bashkuar është partner kyç strategjik i Kosovës.

“Në takim, kryeministri Kurti shprehu falënderime dhe mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën, duke e theksuar marrëdhënien e fortë dhe të qëndrueshme ndërmjet dy vendeve, të bazuar në vlerat e përbashkëta demokratike dhe angazhimin për sigurinë dhe prosperitetin evropian. Ai theksoi se Mbretëria e Bashkuar është partner kyç strategjik dhe u zotua për thellim të bashkëpunimit”, thuhet nw njoftim.

Kurti, siç thuhet në njoftim, e ka informuar sekretaren britanike pwr situatwn nw Kosovw dhe nw rajon. Nw kwtw kontekst, ai ka theksuar “kërcënimet e vazhdueshme nga Serbia”.

“Kryeministri Kurti e informoi Sekretaren Cooper për kërcënimet e vazhdueshme nga Serbia, me mbështetjen e Rusisë, përfshirë operimin me 48 bazat ushtarake të përparme operacionale përreth kufirit me Kosovën”, thuhet në njoftim.

Kurti ka pwrswritur edhe me kwtw rast kushtet tashmw tw njohura pwr vazhdimin e dialogut pwr normalizimin e marrwdhwnieve me Serbinw.

“Lidhur me dialogun me Serbinë, ai përsëriti tri parakushtet për vazhdimin e procesit: dorëzimin nga Serbia të kryekriminelit Milan Radoiçiq, tërheqjen e letrës së ish-kryeministres Bërnabiq, dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit. Kryeministri theksoi se Kosova është e përkushtuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë nëpërmjet një marrëveshjeje ligjërisht obliguese të bazuar në njohje të ndërsjellë”, thuhet nw njoftim.

Sipas njoftimit, Kurti ka theksuar se “anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe në Bashkimin Evropian, si synime strategjike, janë thelbësore për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin afatgjatë”.

Ai e ka njoftuar sekretaren Cooper edhe për investimet në fushën e mbrojtjes, pwr ushtrimet e përbashkëta dhe pwr bashkëpunimin me Mbretërinë e Bashkuar për të ofruar trajnime dhe mbështetje për Ukrainën.

Kurti ka folur edhe pwr zbatimin e Ligjit pwr tw Huajt nw Kosovw, i cili ka shkaktuar shqetwsime pwr komunitetin serb nw Kosovw. Ai ka thwnw se procesi i zbatimit tw plotw tw kwtij ligji do tw jetw “gradual dhe pa përjashtime”.

Kurti e ka njoftuar nikoqiren edhe për zhvillimin ekonomik të Kosovws dhe pwr mundwsitw e zhvillimit, sidomos nw sektorin e teknologjisë dhe nw atë të bujqësisë.

Kosova është partnere e besueshme për Mbretërinë e Bashkuar dhe për sigurinë e rajonit.

(r.m.)