Prishtinë, 12 gusht 2026 – Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ftuar në një takim të përbashkët liderët e tri partive opozitare: Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës.
IndeksOnline, duke iu referuar burimeve të veta, bën të ditur se Kurti ka ftuar Bedri Hamzën, Lumir Abdixhikun e Ardian Gjinin për të diskutuar për procesin e formimit të institucioneve të Kosovës, me theks arritjen e një marrëveshjeje politike për zgjedhjen e presidentit të Ardfhshëm të vendit.
Procesi i konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhja e Qeverisë janë bllokuar për shkak të mungesës së konsensusit politik për zgjedhjen e presidentit të ri, për çka është e domosdoshme një marrëveshje politike. Mungesa e një marrëveshjeje shpie përsëri në zgjedhje të tjera të parakohshme, e cila, së paku sipas deklaratave publike, vlerësohet e panevojshme.
Ftesa e Kurtit drejtuar Hamzës, Abdixhikut dhe Gjinit vjen në një kohë tensionesh në Kuvend. Të mërkurën në sallën e seancave plenare të Kuvendit pati tensione e përplasje. Disa deputetë të PDK-së dhe Aleancës u përplasen verbalisht e fizikisht me disa deputetë të LVV-së, për shkak të mospajtimeve lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit.
Deputetët e PDK-së, LDK-së dhe Aleancës kërkojnë vazhdimin e seancës konstituive, ndërsa deputetët e LVV-së janë kundër vazhdimit të seancës pa një marrëveshje politike për çështjen e president it, siç këmbëngul Albin Kurti.
Liderët e PDK-së dhe Aleancës i kanë refuzuar dy ftesat e fundit të Kurtit për takim. PDK ka thënë se ka vendosur të qëndrojë në opozitë, kurse Aleanca ka shtruar disa kushte që deri më tash nuk janë shqyrtuar fare në LVV-ja.
LDK-ja u është përgjigjur pozitivisht ftesave të Kurtit, por në takimet e deritashme nuk është arritur marrëveshja për çëështjen e presidentit. Kurti ka thënë se presidenti i ardhshëm duhet të jetë figurë jopolitike e pranueshme për të gjithë, ndërsa Abdixhiku kërkon që president i ri të jetë figurë politike dhe atë nga LDK-ja, me arsyetim se kështu sigurohet një “balancë e pushteteve”.
Të dy palët kanë thënë se nuk do të lëkunden nga këto pozita diametralisht të ndryshme.
(r.m.)