Prishtinë, 14 maj 2025 – Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i ka kërkuar presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, të luajë rol aktiv për dhënien e statusit të vendit kandidat.
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Kurti ka thënë se Kosova është plotësisht e përkushtuar për t’u bërë vend anëtar i Bashkimit Evropian.
“Kosova është evropiane në vlera, në histori dhe në kulturë dhe jemi plotësisht të përkushtuar për t’u bërë vend anëtar i Bashkimit Evropian”, ka thënë ai.
Zyra e Kryeministrit njofton se Kurti ka thwnw se Kosova ka bwrw pwrparim tw madh në fushat vitale dhe në reforma. Si argument ai ka përdorur referenca të organizatave ndërkombëtare, përfshirë raportet e Progresit të BE-së për Kosovën.
“Ndër të tjera, veçoi se sipas organizatave ndërkombëtare si Freedom House, Transparency International dhe World Justice Project, Kosova ka shënuar përparimin më të madh në sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit, rendin dhe sigurinë, ka ekonominë me rritjen më të shpejtë në rajon sipas Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, si dhe Kosova është e para që ka dorëzuar në kohë Agjendën e Reformave të Planit të Rritjes të BE-së. Kryeministri theksoi se Kosova ka bërë progres në plotësimin e reformave, siç dëshmohet në raportet e Progresit të BE-së për Kosovën”, thuhet në njoftim.
Kurti ka thënë se Serbia përbën kërcënim të vazhdueshëm për sigurinë rajonale
“Kryeministri tha që kërcënimet për rajonin vijnë nga Serbia, e cila është përgjegjëse për sulmin paramilitar dhe terrorist në Banjskë në shtator të vitit 2023, dhe lidhjet e vazhdueshme të saj me Federatën e Rusisë”, ka thënë ai dhe ka kërkuar që udhëheqësi i grupit të armatosutr të serbëve që kryen sulmin në Banjskë, Milan Radoiçiq t’u dorëzohet institucioneve të drejtësisë së Kosovës.
Kurti ka ngritur shqetësimin për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Ai ka thënë se “shqiptarët në Luginë të Preshevës janë të nënpërfaqësuar në institucionet publike, diskriminohen në punësim dhe të drejtat e tyre shpërfillen në mënyrë të vazhdueshme”.
Në takim, kryeministri gjithashtu ngriti shqetësimin për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.
“Shqiptarët në Luginë të Preshevës janë të nën-përfaqësuar në institucionet publike, diskriminohen në punësim dhe të drejtat e tyre shpërfillen në mënyrë të vazhdueshme”, ka thënë ai.
Në takim kanë marrë pjesë edhe zëvendës-kryeministrat në detyrë, Besnik Bislimi dhe Donika Gërvalla.
(r.m.)