Kurti ishte mysafir i Macronit në darkën solemne në Élysée

Paris, 29 tetor 2025 – Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ishte mysafir i Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin presidencial Élysée, në Paris.

Kurti, bashkë me bashkëshorten e tij, u pritën me nderime shtetërore nga Macron dhe bashkëshortja e tij në hyrje të Pallatit, ku u shtrua darka solemne për pjesëmarrësit e Forumit të Paqes.

“Mysafirë të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin ikonik presidencial Élysée, për darkën solemne të edicionit të 10-të të Forumit të Paqes në Paris”, ka shkruar Kurti në Facebook Kurti.

Darka solemne shënon hapjen e Forumit të Paqes, që mbledh liderë shtetesh, përfaqësues të organizatave globale dhe personalitete të rëndësishme ndërkombëtare për të diskutuar mbi paqen, sigurinë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Ky forum, i cili sivjet mbahet për herë të 10-të, ka objektiv forcimin e dialogut dhe bashkëpunimit mes vendeve përballë sfidave globale.

Gjatë qëndrimit në Paris, Kurti do të marrë pjesë në sesionet e forumit dhe do të zhvillojë takime bilaterale me liderë e përfaqësues të vendeve dhe organizatave pjesëmarrëse.

May be an image of text

No photo description available.

May be an image of overcoat

May be an image of one or more people, suit and wedding

No photo description available.

(r.m.)