Vjenë, 9 qershor 2026 – Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u prit të mërkurën në takim nga kancelari i Republikës Federale të Austrisë, Christian Stocker.
Zyra e Kryeministrit të Kosovës njofton se Kurti e ka falënderuar qeverinë autriake dhe kancelarin Stocker për mbështetjen e Kosovës në vitet e ’90-ta, në procesin e shtetndërtim dhe në rrugëtimin drejt integrimit të organizatat evropiane e euro-atlantike. Ai e ka vlerësuar edhe kontributin e forcave të armatosura të Austrisë në kuadër të misionit paqruajtës të NATO-s në Kosoë, KFOR.
Kurti, siç thuhet në njoftim, e ka vlerësuar mbështetjen e Austrisë për Kosovën në Komitetin e Ministrave të BE-së, në Kishinau, muajin e kaluar. Ai ka thënë se një nga prioritetet më të larta të Qeverisë së Kosovës mbetet anëtarësimi në Këshillin e Evropës dhe e ka nënvizuar rëndësinë e mbështetjes së Austrisë për realizimin e këtij objektivi të Kosovës.
Kryeministri në detyrë Kurti e ka mirëpritur deklaratën e kancelarit Stocker se Bashkimi Evropian nuk është i plotë, i sigurt dhe i qëndrueshëm pa Ballkanin Perëndimor, të shprehur në samitin e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në Tivat, javën e kaluar.
Kurti ka tthënë se Kosova është e përkushtuar në rrugën e saj drejtë anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe ka kërkuar që Bashkimi Evropian t’ia japë sa më parë Kosovës, statusin e shtetit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim.
Zyra e Kurtit tha se në takim me kancelarin Stocker, është biseduar edhe për zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve midis Kosovës e Austrisë, me theks në bashkëpunimin ekonomik e tregtar, në mundësitë e investimeve në Kosovë su edhe në zgjerimin e bashkëpunimit të fushë të energjisë dhe transformimit digjital.
Kurti e Stocker kanë diskutuar edhe për mundësitë e bashkëpunimit rajonal në fushë të mbrojtjes e të sigurisë.
Austria është zgjedhur anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për periudhën 2027-2028.
(r.m.)