Kurti kërkon mbështetje për projektet kapitale në fushë të energjisë dhe në infrastrukturë

Londër, 26 shkurt 2024 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova është “në vijë” me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe Britaninë e Madhe.

“Jemi të dedikuar për rendin, ligjin dhe luftën kundër korrupsion në linjë të plotë me Amerikën, Bashkimin Evropian dhe Britaninë, si në vlerat politike po ashtu edhe në ato të biznesit, sidomos pas agresionit rus në Ukrainë”, ka thënë ai në Samitin e Investimeve në Ballkanin Perëndimor, në Londër.

Kurti ka folur për stabilitetin potitik, forcimin e rendit e ligjit dhe progresin demokratik, si edhe për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Ai ka folur edhe për investimet nëinfrastrukturëdhe për nevojën e mbështetjes së investimeve në projekte të mëdha.

“Kosova udhëheq Ballkanin Perëndimor sa i përket projektimeve në vitet 2024-2025, kemi po ashtu përparime në rend dhe ligj dhe avancime në të drejtat politike, civile dhe demokracinë zgjedhore. Kjo e pozicionon Kosovën në një situatë të favorshme në hartën globale. Kemi një fuqi punëtore, mosha mesatare e Kosovës është 31-vjecare. Kemi ekonomi të tregut të hapur që krijon një ambient të mirë për bizneset. Jemi të vendosur mirë për investime teknologjike, nga 23 vende evropiane, Kosova del e 11-ta në rangim, duke i lënë prapa të gjitha vende kandidate për anëtarësim në BE. Në këto tri vjet kemi dyshuar si eksportet, ashtu edhe investimet e drejtpërdrejta të huaja, na nevojiten ende investime të këtij lloji”, është shprehur ai.

Kurti ka folur për nevojën e investimeve nëfushën e energjisëdhe nëpërmirësimib e modernizimin e infrastrukturës sëtransportit nëplanin rajonal. Nëkëtëkontekst, ai i ka veçuar tri projekte tëmëdha: hekurudhën Prishtinë- Durrës, tunelin Prizren-Tetovë dhe ndërtimin e rrugëve të reja që e lidhin Kosovën me Malin e Zi. Kurti ka thënëse Kosova ka nevojëpër mëshumëinvestime nëkëto fusha.

“Na duhen investime si për transport, ashtu edhe për energji. Sa i përket infrastrukturës rrugë, hekurudha e kështu me radhë por edhe sa i përket energjisë 1.2 gigaëat të energjisë së ripërtëritshme që janë kyçe për lidhshmërinë e rajonit dhe zhvillimin e qëndrueshëm të tij si dhe arsimimi dhe zhvillimi i kapitalit njerëzor. Diku rreth 7 miliardë të holla të BE-së janë të synuara, kemi ankandin për megaëat solarë në perëndim të Kosovës, një tokë publike, gjashtë korporata po garojnë, tash ka përfundur afati i garimit. Prej 350 hektarëve, 100 hektarë duhet të përzgjidhen për këtë qëllim. Kemi ofruar 15 vite të kontratave me 75 euro për megaëat në orë. Do të hapim edhe një ankand tjetër nga mesi i këtij viti, jo solar por energji të erës në vend jospecifik, pra për 75 megavatë për secilin. Sa i përket transportit, pikë së pari me Shqipërinë, jemi të dedikuar për ndërtimin e një lidhje hekurudhore mes Prishtinës dhe Durrësit, shoqëruar me portet e Prishtinës dhe Durrësit, të ashtuquajtura porte të thata që promovojnë rritjen ekonomike, tregtinë dhe çojnë nga një rajon më i lidhur dhe prosperues. Studimet e fizibilitetit tregojnë se linja më e mirë është ajo që lidh Gjakovën me Shkodrën. Së dyti me Maqedoninë e Veriut duam të lidhin më mirë Prizrenin me Tetovën, do të na duhet një tunel 6 kilometërsh që është gjysma në anën e Maqedonisë së Veriut dhe gjysma në anën e Kosovës dhe kjo do të mundojë lëvizjen e lehtë ndërkufitare dhe fuqizimin e lidhjeve ekonomike, kulturore dhe tregtisë. E treta, në partneritet me Malin e Zi, fokusi është te ndërtimi i rrugëve të reja që lidhin Kosovën Perëndimore me Malin e Zi, Pejën dhe Deçanin me Plavën”, ka thënëKurti.

Kryeministri i Kosovës ka folur edhe për nevojën e investimeve edhe nëpërmirësimin e infrastrukturës rrugore brenda Kosovës.

“Ka tri nevoja kryesore të brendshme: Përmirësimi i nxemjes qendrorë, shpërndarja nëpër komuna, për çka na duhen 466 milionë euro, po ashtu rruga Qafë e Dulës-Shtime-Lipjan që duhen investime prej 425 milionë euro dhe ndërtimi i sistemit Ibër-Lepenci, dy lumenjve të Kosovës, kanali i Lepencit dhe rezervuari i ujit në Firajë të Shtimes. Nevojat e investimeve janë përafërsisht 380 milionë euro”, ështëshprehur Kurti.

Në samitin e investimeve në Ballkanin Perëndimor që po mbahet në Londër po marrin pjesëedhe kryeministrat e vendeve tjera tëBallkanuit Perëndimor.

(r.m.)