Prishtinë, 11 qershor 2023 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Kosova është aleate e fortë e SHBA-ve dhe BE-së.
“Kosova i qëndron pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, në kuptimin e plotë të fjalës, në politikën anti-Putin dhe në vlerat demokratike. Është aleat i pakompromis i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian” tha ai.
Kryeministri Kurti i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të punojë në drejtim të intensifikimit e dialogut për zbatimin e marrëveshjes së arriitur më 27 shkurt në Bruksel dhe asaj të arrtur më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
“Kemi nevojë për sekuencim të balancuar dhe fer të zbatimit të marrëveshjes bazike. Marrëveshjen jo vetëm që e kemi pranuar të dyja vendet, Kosova dhe Serbia por ajo është edhe pjesë e konkluzioneve të Këshillit Evropian të datës 9 shkurt 2023”, theksoi Kurti.
Duke folur për situatën në pjesën veriore të Kosovës, ai tha se ajo do të qetësohet me largimin e bandave kriminale që veprojnë atje.
“Rruga përpara për qetësim dhe për normalizim nënkupton ndalimin e menjëhershëm të dhunës nga bandat kriminale para objekteve të komunës ndaj zyrtarëve të Policisë, ndaj ushtarëve të NATO-s, ndaj gazetarëve dhe ndaj kryetarëve të komunave”, u shpreh ai.
Kurti tha se prania e policisë në veri mund të zvogëlohet në mënyrë proporcionale me largimin e bandave kriminale nga veriu dhe me arrestimin e personave që shkaktuan dhunë. Ai tha se kryetarët e katër komunave veriore duhet ta ushtrojnë detyrën e tyre deri në zgjedhjet e reja.
Kurti tha se objektet e komunave nw vwri janë pronë e Kosovës dhe nuk do të lejohet që ato të shndërrohen në objekte në pronësi të një etnie të caktuar.
Sa i takon dhunës së shkaktuar nga protestuesit në javët e fundit në veri, Kurti tha se ajo buron dhe urdhërohet nga Beogradi.
Kryeministri Kurti i bëri k ëto komente të dielën, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.
(r.m.)