Kurti: Mbajtja e zgjedhjeve lokale në veri është obligim kushtetues dhe ligjor

Prishtinë, 17 prill 2023 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar të hënën me ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.

Zyra e Kryeministrit bëri të ditue se në këtë takimështë  diskutuar për zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat në pjesën veriore të Kosovës dhe për bashkëpunimin mes OSBE-së dhe Qeverisë së Kosovës.

Kryeministri Kurti ka theksuar se mbajtja e zgjedhjeve lokale është obligim kushtetues dhe ligjor. Ai ka thënë se ato janë mjetii vetëm ligjor për krijimin e institucioneve lokale legjitime.

“Nevoja për funksionim normal të sistemit dhe institucioneve shtetërore e bënë të nevojshme mbajtjen e zgjedhjeve”, ka thënë Kurti.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në katër komunat veriore të Kosovës do të mbahen të dielën që vjen, më 23 prillit.

Këto zgjedhje duhet të ishin mbajtuar më 18 dhjetor të vitit të kaluar, por ato u shtynë për shkak të sulmeve të grupeve kriminale serbe ndaj zyrtarëve dhe zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në këto komuna.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në këto katër komuna janë shpallur për shkak të zbrazëtisë së shkaktuar nga dorëheqja e kryetarëve dhe këshilltarëve të këtyre komunave. Dorëheqja e tyre erdhi si reagim i partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, Listës Serbe, ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për regjistrim në Kosovë të automjueteve të serbëve të Kosovës të cilat janë regjistruar në mënyrë të paligjshme në Serbi.

Lista Serbe, e cila ka qeverisur në këto katër komuna, nuk do të marrë pjesë në këto zgjedhje. Ajo e ka kushtëzuar pjesëmarrjen në zgjedhje me krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Në zgjedhjet e 23 prillit, për kryetarë të katër komunave do të garojnë gjithsej 11 kandidatë. Vetëm dy prej tyre janë pjesëtarë të komunitetit serb, të cilët kanë shpërfillur thirrjen e Listës Serbe dhe të Beogradit zyrtar për bojkotimin e këtyre zgjedhjeve.

(r.m.)