Prishtinë, 25 maj 2026 – Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u ka shprehur mirënjohje publike ushtarëve amerikanë që kanë kontribuuar në çlirimin e Kosovës, si edhe në sigurinë dhe prosperitetin e vazhdueshëm të vendit.
Në një postim në rrjetin social X, me rastin e Ditës Përkujtimore (Memorial Day) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kurti ka thënë se kjo ditë është edhe një rast për të kujtuar të gjithë ata që kanë dhënë jetën “për vlerat e përjetshme të lirisë, barazisë dhe demokracisë”
“Me rastin e Ditës Përkujtimore, në emër të Qeverisë dhe popullit të Kosovës, përcjell falënderimet e Republikës sonë për të gjithë ushtarët amerikanë që kanë kontribuar në çlirimin tonë dhe në sigurinë e prosperitetin e vazhdueshëm të vendit. Në këtë ditë solemne, le t’i kujtojmë gjithashtu të gjithë ata që dhanë jetën për vlerat e përjetshme të lirisë, barazisë dhe demokracisë”, ka shkruar Kurti.
(r.m.)