Kurti njoftoi senatorët Shaheen, Ricketts, Van Hollen e Murphy me zhvillimet në Kosovë

Munih, 16 shkurt 2024 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me senatorët amerikanë: Jeanne Shaheen, Pete Ricketts, Chris van Hollen dhe Chris Murphy, në margjina të Konferencës së Sigurisë, në Munih.

Zyra e Kryeministrit të Kosovës njofton se në këtë takim është folur për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë kontekst, Kurti ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleat dhe partner i pazëvendësueshëm i Kosovës.

Në njhoftim thuhet se në mesin e temave që janë diskutuar në këtë takim kanë qenë edhe Rregullorja e Bankës Qendrore për transaksione me para të gatshme në Kosovë, sulmi terrorist i formacionit paramilitar serb në Banjskë.

Kurti ka shpjeguar se rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës nuk e ndalon dinarin serb, por e pranon euron si mjet të vetëm të pagesës, në përputhje me Kushtetutën dhe me ligjet në fuqi. Ai ka thënë se me këtë rregullore rritet transparenca financiare dhe zvogëlohen mundësitë e financimit të aktiviteteve kriminale në Kosovë.

Kurt ii ka njoftuar senatorët amerikanë se periudha tranzitore është e përqendruar në informimin e qytetarëve dhe në ofrimin e lehtësive të procesit të zbatimit të të rregullores. Ai ka thënë se shumica e qytetarët serbë në Kosovë është e gatshme për zbatimin e rregullores, ashtu siç ka ndodhur me vendimin për zëvendësimin e targave ilegale të automjeteve me targa legale, ndërsa institucionet e Kosovës e mbështesin me të gjitha kapacitetet integrimin e plotë të serbëve në instituicionet shtetërore të Kosovës.

Duke folur për situatën e sigurisë në pjesën veriore të Kosovës dhe për sulmin terrorist të grupit paramilitar serb në Banjskë të Zveçanit, Kurti ka shprehur shqetësimin që autorët e sulmit vazhdojnë të jenë të lirë në Serbi. Ai ka theksuar nevojën e llogaridhënies nga Serbia lidhur me këtë sulm dhe me aktet tjera të dhunës në pjesën veriore të Kosovës.

Esdhe në këtë takim Kurti ka shprehur gatishmërinë për nënshkrimin dhe zbatimin e Marrëveshjes Bazike drejt normalizimit të marrëdhnieve me Serbinë dhe të Aneksit të saj.

fotografia e kryeministri

(r.m.)