Prishtinë, 16 qershor 2025 – Kryeministrit në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i ka akuzuar partitë që në mandatin e kaluar kanë qenë në opozitë për bllokimin e procesit të formimit të institucioneve të reja shtetërore.
Kurti ka thënë se konstituimi i Kuvendit nuk është vetëm përgjegjësi e mazhorancës dhe ka tjheksuar se bojkotimi i procesit të votimit për kryetar të Kuvendit përbën shkelje të kushtetutës së vendit.
“Ajo që nuk ka Kosova është parlamenti i Republikës, unë çdo herë shkoj aty që ta konstituoj Kuvendin, ata që vinë por bojkotojnë duke mos votuar, nuk e di pse vinë. Ardhja në vazhdimin e seancës dhe bojkotimi i votimit për bindjen time, politikisht është sjellje e papërgjegjshme e juridikisht është shkelje e kushtetuese”, është shprehur ai në Shtime, ku ka marrë pjesë në ceremoninë e vënies së gurit themeltar të Qendrës Komunale ë Mjekësisë Familjare.
Kurti ka thënë se Kosova e ka një qeveri, sido që ajo është qeveri në detyrë, me kompetenca të kufizuara, por ajo që tani i mungon shumë Kosovës edhe Kuvendi.
Të dielën, dështoi edhe përpjekja e 32-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës. Nga 75 deputetë të pranishëm në seancë, vetëm 45 votuan pro formimit të komisionit për mbikëqyrjen e procesit të votim të fshehtë për zgjedhjen e e kryetarit të Kuvendit.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) refuzojnë të marrin pjesë në votimin për kandidaten e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiun, ndërsa LVV e kundërshton kategorikisht tërheqjen e kandidaturës së saj.
LVV nuk i ka votat e mjaftueshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
(r.m.)