Kurti pajtohet që plani i ri të jetë korniza e vazhdimit të diskutimeve me SHBA-në, Gjermaninë, Francën dhe Italinë

Prishtinë, 15 tetor 2023 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së pesë emisarëve për takim me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Presidentes së Komisionit Evropian, në margjina të samitit të Këshillit Evropian.

Zyra e kryeministrit Kurti ka konfirmuar se në këtë takim të diskutohet për planin e dorëzuar të shtunën nga emisari i BE-së për dialogun dhe emisarët e SHBA-së, Gjermanisë, Francsës dhe Italisë, të shtunën që shkoi.

“Takimi do jetë në kuptim të diskutimeve të nisura me pesë emisarët gjatë vizitës së tyre në Prishtinë me datën 21 tetor, në të cilin ata propozuan një plan të ri që përfshinte një paketë më të plotë të zbatimit gjithëpërfshirës të Marrëveshjes Bazike bashkërisht me një draft të propozuar për zbatimin e nenit 7”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Kurtit për Telegrafin.

Aty thuhet se Kurti ka shprehur dakordimin që ky plani të jetë kornizë e vazhdimit të diskutimeve të mëtejshme me shtetet aleate: SHBA-në, Gjermaninë, Francën dhe Italinë.

“Kurti ka shprehur dakordimin e tij që ky plan i ri të jetë korniza e vazhdimit të diskutimeve të mëtejshme me shtetet aleate, ShBA, Gjermani, Francë dhe Itali, e cila do të duhej të siguronte një komponent të fuqishëm të sigurisë dhe gjithashtu të fuqizonte perspektivën e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare”, ka thënë Zyra e Kryeministrit Kurti.

“Megjithatë, ai (Kurti) shprehet i gatshëm të përfshihet në diskutime përmbajtjesore, me kusht që ato të jenë në linjë me parimin e gjithëpërfshirjes”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Kryeministrit për Telegrafin.

Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen ndaras me Shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe Kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni.

Takimet do të zhvillohen paradite, ndërsa pasdite do të mbahet samite i liderëve të vendeve anëtare të BE-së.

(r.m.)