Shkup, 22 janar 2024 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të hënën në Shkup se vlerat e Bashkimit Evropian duhet të mbështesë refortmat në Ballkanin Perëndimor dhe se mbështetja e Bashkimit Evropian duhet të jetë edhe mbështetje financiare.
Nw takimin e udhwheqwsve tw vendeve të Ballkanit Perëndimor në Shkup, ku po diskutohet për Planinn e Komisionit Evropian për Rritjen Ekonomike në vende e rajonit, Kurti ka thwnw se ai Kosova do tw dorwzojw sot listën e reformave të diskutuara, ndërsa në ditët në vijim do të dorëzojë edhe listën e “projekteve indicative”.
“Republika e Kosovës sot do të dorëzojë listën e reformave të diskutuara, ndërkaq në ditët në vijim, do të dorëzojmë edhe listën e projekteve indikative. Sa u përket reformave, aty në qendër e kemi reformën e administratës publike dhe të menaxhimit të financave publike, ndërkaq të projekteve i kemi ato për agjendën e gjelbër, digjitalizimin, investimet në sektorin privat dhe ngushtimin e hendekut infrastrukturor”, ka thënë shkurt Kurti.
Kurti e ka përmendur se ky plan përshpejton rrugën e Ballkanit drejt BE-së, diçka që sipas kryeministrit të Kosovës është “edhe qëllimi, edhe fati ynë”.
Në diskutime e sipër, Kurti ka thënë se Kosova mbështet qasjen e BE-së për kushtëzim të fondeve evropiane, por sipas tij, qarkullimi i mallrave nuk duhet të shfrytëzohet për bartje të armëve dhe sponsorizimin e sulmeve terroriste.
“Qarkullimi i mallrave kërkon besim të ndërsjellë dhe raporte normale mes shteteve tona, institucioneve dhe popujve tanë. Kjo nuk mund të ndodhë nëse liria e lëvizjes së mallrave shfrytëzohet për bartjen e armëve dhe municioneve, dhe sponsorizohen sulme terroriste. Raportet normale janë kyçe për shfrytëzimin e potencialit të rajonit dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve tanë”, ka deklaruar Kurti.
Nikoqir i takimit është kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, ndërsa në të po marrin pjesë: kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe ministri i Financave të Bosnjë e Hercegovinës.
Përveç tyre, në takim po marrimn pjesë edhe Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, drejtori i Komisionit Evropian për Fqinjësi, Gert Jan Kopman, dhe zyrtarë të tjerë të Bashkimit Evropian.
(REL)