Prishtinë, 30 maj 2025 – Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, ka pritur të premten një delegacion të stafit të Kongresit amerikan dhe përfaqësues të organizatës prestigjioze Atlantic Council, në kuadër të programit 2025 Balkan Forward Fellows, të organizuar nga think-tank-u i njohur The Atlantic Council.
Zyra e Kryeministrit të Kosovës njofton se Kurti i ka falënderuar mysafirët për interesimin dhe angazhimin e tyre ndaj rajonit dhe ka theksuar marrëdhënien e veçantë të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai e ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme dypartiake në Shtetet e Bashkuara për Kosovës.
Në njoftim bëhet e ditur se Kurti i ka njoftuar mysafirët për zhvillimet aktuale në Kosovë, si edfhe për përparimin ekonomik, reformat demokratike, luftën kundër korrupsionit dhe avancimin e të drejtave të njeriut. Ai ka thënë se progresi në to fusha është evidentuar edhe në raportet e institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare.
Zyra e Kryeministrit bën të ditur gjithashtu se gjatë takimit është diskutuar për reformat e bëra në Kosovë në kuadrin e procesit të integrimit në strukturat euro=atlantike, për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovë si edhe për procesin e dialogut me Serbinë. Në njoftim thuhet se Kurti e ka ritheksuar edhe me këtë rast “rëndësinë e nënshkrimit të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të saj të dakorduar në Ohër”.
Në takim është diskutuar edhe për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, si edhe për çështje të tjera me interes të përbashkët.
(r.m.)