Kurti rithekson objektin e Kosovës për anëtarësim në BE dhe NATO

Prishtinë, 24 tetor 2022 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim të Dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach.

Zyra e Kryeministrit njofton se ndër temat e takimit ishin edhe angazhimi i Qeverisë së Kosovës në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë me njohjen reciproke në qendër, zbatimi i udhërrëfyesit për energjinë në pjesën veriore të Kosovës dhe çështjet tjera aktuale.

Në njoftim thuhet se Sir Stuart Peach ritheksoi përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar për paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor, si edhe për nismat për bashkëpunim rajonal.

Kryeministri Kurti ka ritheksuar synimin dhe angazhimin e Qeverisë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Sir Stuart Peach dhe Kryeministri Kurti  kanë biseduar edhe për bashkëpunimin rajonal, për Tregun e Përbashkët Rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit dhe për Samitin e Ballkanit Perëndimor “The Western Balkans Summit 2022”, që do të mbahet të martën në Prishtinë, në organizim të “The Economist”, në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit të Kosovës,.

(r.m.)